Përfaqësuesi i Bosnjë-Hercegovinës, Miralem Pjanic, ka theksuar në një intervistë për mediat e huaja se më shumë argëtohej duke luajtur me Cristiano Ronaldon sesa me Lionel Messin.

Megjithatë, futbollisti boshnjak nuk ka mundur t'i përgjigjet pyetjes se kush është lojtar më i mirë nga dy lojtarët legjendar që dominuan botën e futbollit në 15 vitet e fundit.


“Kam folur shumë me Cristianon, kam shumë kujtime me të, ai është një futbollist i mirë. Më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë dhe sigurisht në mesin e dy ose tre futbollistëve më të mirë në histori”, ka thënë fillimisht Pjanic.

pjanic ronaldo 1

“Isha jashtëzakonisht i lumtur që luaja me Cristiano Ronaldon dhe Lionelin Messin. Është shumë e vështirë të thuash se kush është më i mirë nga ata të dy. Mund të them se më shumë u argëtova me Ronaldon sesa me Messin”.

“Ai rivalitet ka mbaruar, ka qenë një rivalitet i mirë dhe i shëndetshëm që spektatorët e kanë dashur shumë. Kush e do Ronaldon nuk ka pse ta urrejë Messin dhe anasjelltas, sepse të dy janë top futbollistë. Ata ndryshuan historinë e futbollit dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë”, përfundoi ylli boshnjak.

pjanic messi 1

Këtë sezon, Pjanic luajti nëntë ndeshje për Sharjah dhe regjistroi pesë asistime, ndërsa ai luajti 114 ndeshje dhe shënoi 17 gola për ekipin kombëtar të futbollit të Bosnjë-Hercegovinës.

Ai e filloi karrierën e tij në Schifflange, dhe gjithashtu luajti për Metz, Lyon, Roma, Juventus, Barcelona, ​​Besiktas. /Telegrafi/

telegrafi sport app