LAJMI I FUNDIT:

Pique për akuzat se e tradhtoi Shakiran: Ajo nuk ishte plotësisht e sinqertë

Pique për akuzat se e tradhtoi Shakiran: Ajo nuk ishte plotësisht e sinqertë
Gerard Pique

Vitin e kaluar Shakira prezantoi këngën “BZRP Music Sessions #53” përmes së cilës zbuloi se ish-partneri i saj, Gerard Pique, e kishte tradhtuar.

Pasi e bëri publike këtë çështje, shumë fansa dolën në krah të saj.

Megjithatë, ish-lojtari i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle Gerard Pique ishte i ftuar në emisionin CNN ku komentoi për herë të parë ndarjen me Shakiran.


Ajo që dihet deri më tani është se Pique e tradhtoi artisten me Clara Chia Marta, e cila është 12 vjet më e vogël.

Pique, ndërsa ishte i ftuar në CNN, akuzoi këngëtaren e famshme se nuk ishte plotësisht e sinqertë për të gjithë situatën.

“Ajo që u tha nuk u shfaq siç ishte në të vërtetë. Nuk mund ta kontrolloj. Tani jam i rrethuar nga të dashurit e mi, ata e dinë se kush jam dhe çfarë bëj dhe kjo më jep paqe. Jeta që kam pasur, mundësi për të luajtur për klubin e jetës sime për më shumë se 20 vjet, fëmijë të mrekullueshëm, miq për jetën, jam mirënjohës për të gjitha këto”, tha ai.

Shakira më parë foli për People për ndarjen me Pique dhe theksoi se mendonte se nuk do të mund të mbijetonte, sepse në të njëjtin moment kur zbuloi se Pique e kishte tradhtuar, babai i saj ishte në spital në terapi intensive.

“Nëpërmjet mediave mora vesh se ai më tradhtoi derisa babai im ishte në terapi intensive. Gjëja më e vështirë për mua ishte se nuk mund të merrja këshilla nga babai im dhe kisha aq shumë nevojë”, tha ajo.

Shakira dhe Pique kanë dy djem – Milanin dhe Sashan. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Kalo në kategori