Pique me një mbërritje të dhimbshme në Milano, godet fuqishëm pasqyrën e autobusit

Skuadra e Barcelonës tashmë ka mbërritur në Milano dhe është akomoduar në hotelin Melina.
Por, për Gerard Pique ishte një mbërritje e dhimbshme pasi mbrojtësi spanjoll goditi me kokë pasqyrën e autobusit.
Pas gjithë kësaj 31-vjeçari është bërë hit në media dhe rrjete sociale nga tifozët.

Pjesë e ekipit të Barçës që kanë udhëtuar në qytetin e modës është edhe ylli i skuadrës, Lionel Messi.
Por, me shumë mundësi argjentinasi nuk do të luajë ndaj skuadrës së Luciano Sapllettit pasi nuk është 100 për qind gati.

Nga
Telegrafi
05/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































