LAJMI I FUNDIT:

Pioli vlerëson lartë paraqitjen pozitive të Milanit ndaj Interit

Pioli vlerëson lartë paraqitjen pozitive të Milanit ndaj Interit

Stefano Pioli e pa potencialin e Milanit ‘gjysmë të mbushur pas barazimit në Derbit Della Madonnina.

Kuqezinjtë mbeten të pamposhtur në Serie A këtë sezon dhe u rikthyen nga një penallti e hershme e realizuar nga Hakan Calhanoglu, e shënuar kundër ish-klubit të tij, kur Stefan de Vrij realizoi auto-gol.

Ciprian Tatarusanu ishte heroi me një pritje të penalltisë së ekzekutuar prej Lautaro Martinez, ndërsa të dyja palët kishin shanse për të fituar.


Inzaghi: Interi meritoi më shumë se Milani
Lexo po ashtu Inzaghi: Interi meritoi më shumë se Milani

“Gota është gjysmë e mbushur. Ju synoni të fitoni, por ishte e komplikuar, skuadra tregoi shumë shpirt dhe ne u munduam paksa shumë në pjesën e parë, por më pas dolëm pas pushimit”, deklaroi Pioli për DAZN.

“Interi është një skuadër e fortë dhe ne dëshmuam se jemi të fortë gjithashtu. Ishte një performancë pozitive. Shikoni diferencën mesatare të moshës për 11-tën fillestare mes Milanit dhe Interit. Na duhej kohë për të fituar atë përvojë, për të krijuar atë besim dhe tani mund ta luftojmë atë me më të mirët në Serie A”.

“Mund të ketë vështirësi, por ne treguam sërish guxim sonte dhe të dyja skuadrat patën mundësi për të fituar”.

Nuk ka fitues në Derby della Madonnina: Milani dhe Interi i ndajnë pikët
Lexo po ashtu Nuk ka fitues në Derby della Madonnina: Milani dhe Interi i ndajnë pikët

“Ne bëmë një gabim naiv në penallti, por mbajtëm idetë dhe qasjen tonë për ta kthyer këtë. Mund të kishim kërkuar më shumë për Zlatan Ibrahimovicit, pasi nuk i bëmë mjaftueshëm shërbim, por është gjithashtu e vërtetë që luftuam për çdo top dhe nuk u tërhoqëm kurrë”, ka shtuar më tej ai.

Pas javës së 12-të, Milani është në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka edhe Napoli, derisa Interi është në të tretin me 25 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga

"Wirtz dëshiron të bashkohet me Bayern Munich, pastaj të largohet nga Gjermania" - gazetari i njohur jep detaje

Bundesliga
Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

La Liga
Kalo në kategori