LAJMI I FUNDIT:

Pioli: Gara për titull është midis katër ekipeve, por kjo mund të ndryshojë

Pioli: Gara për titull është midis katër ekipeve, por kjo mund të ndryshojë

Stefano Pioli ka thënë se ka besim të plotë te portieri i tretë Antonio Mirante, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Juventusin e cila zhvillohet të dielën mbrëma.

Kuqezinjtë morën vendin e parë duke shkuar në pushim me kombëtare, ndërsa Juventus është baraz me pikë me Fiorentinën në vendin e tretë, kështu që i pyetur në konferencën për shtyp nëse kjo ishte një betejë për Scudett, Pioli nuk mund të rezistonte.

“Patjeter që po. Gara për titull është për momentin në katër ekipe, por kjo mund të ndryshojë. Juventusi është një ekip i ndërtuar për të fituar”, tha trajneri.


Max Allegri nuk i ka vlerësuar veçanërisht komentet nga Pioli që sugjerojnë se Juventusi është favorit për Scudetton sepse nuk mund të luajë në Evropë.

“Nuk mendoj se Allegri ishte i mërzitur nga parashikimet e mia. Është e qartë se vetëm një lojë në javë për të luajtur është një avantazh. Nuk do të thotë matematikisht se do të fitoni, por sigurisht që është një avantazh”, ka thënë Pioli.

“Do të ishte e rëndësishme për besimin tonë që të shkonim shtatë pikë përpara Juventusit, por ka ende 29 ndeshje për të përfunduar kampionati”.

Milani është duke u përballur me shumë problem para kësaj ndeshje, sepse Mike Maignan dhe Theo Hernandez janë të suspenduar, Marco Sportiello, Samuel Chukwueze, Ruben Loftus-Cheek dhe Ismael Bennacer të lënduar.

“Ne kemi Rade Krunic dhe Pierre Kalulu prapa në krah, ndërsa Loftus është shëruar nga lëndimi, por nuk është ende në 100 përqind. Ne kemi besim të plotë te Mirante, i cili është një portier me përvojë, i besueshëm, i admiruar nga bashkëlojtarët e tij. Antonio di të lexojë situata dhe hapësira, ndaj duhet të bëjmë më të mirën”, përfundoi tekniku italian./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori