LAJMI I FUNDIT:

Pioli: Derby della Madonnina i mirëseardhur për ne

Pioli: Derby della Madonnina i mirëseardhur për ne

Stefano Pioli beson se ndeshja Derby della Madonnina është e mirëseardhur për Interin.

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, Interi do të kërkojë të kthehet te fitorja në derbin e qytetit të Milanos.

“E ndjeva zhgënjimin pas ndeshjes me Crotonen, por kemi pasur përqendrimin dhe dëshirën për të rifilluar menjëherë”.


“Në ndeshjet e fundit ne nuk ishim ekipi që unë kam parë në dy muajt e fundit, ku ne treguam se ishim të gatshëm të sakrifikojë”.

“Le të flasim për lojën dhe jo të kaluarën, ne kemi një ndeshje të madhe dhe një të ardhme të rëndësishme para nesh”, ka thënë Pioli. /Telegrafi/