Sot kur shënojmë Festat e Nëntorit dhe kur shqiptaria është stolisur Kuq e Zi, duhet të ndihemi mburrshëm e krenarë me atë që trashëguam nga e shkuara, por edhe të kthejmë shikimin nga e sotmja trishtuese e të shohim se atë që është palca e boshtit kurrizorë të shqiptarisë, se më të vlefshmen që kemi, rininë, e lamë pa ideale, ia venitëm të gjitha ëndrrat dhe ia harxhuam të ardhme. Pra, të shohim se rininë e lamë në duart e manipuluesve të ndryshëm dhe politikanëve të papërgjegjshëm, me çka e prumë në situatë t’i braktisë trojet e të parëve dhe t’i ngjajë kalorësit që shkon deri atje ku e çon kali pa frerë i pashpresës! Me çka u bëmë popull që ka më shumë flamujbartës Kuqezi jashtë, se sa në trojet shqiptare.
Sot kur do festojmë Ditën e Flamurit, ne duhet t’i themi Piktorit të ‘Rilindjes’ se është duke parë ëndrra gomarësh nëse beson se jemi aq mendjelehtë sa të na bindë se të rinjtë shqiptarë e braktisin vendlindjen të nxitur nga telefonat celularë dhe nga pozita gjeografike e Shqipërisë!? Pra, i duhet atij thënë qartë e shqip se pozita e Kryeministrit nuk të lejon të tallesh me inteligjencën kolektive të popullit tënd as atëherë kur e ke humbur çdo pushtet mbi vetveten.
Dhe, shumë burrështetasve hajdutokratë të ‘Shqipërive’ tona duhet thënë se përderisa atdhetarët e dikurshëm dhe Rilindësit na lanë trashëgimi mburrjen, krenarinë, flamurin, alfabetin dhe Shqipërinë, ata na lanë shtete pa rini dhe të marrë peng nga krimi e keqqeverisja.
Sot, kur i shënojmë Festat e Nëntorit, duhet shpjeguar këtij populli se e jeton kohën kur burrështetas kriminelë e hajdutë miratojnë ligje për ta mbrojtur shtetin nga mëkatet e varfanjakëve, por jo edhe nga vetvetja e tyre prej hajduti. Pra, i duhet shpjeguar popullit se e jeton kohën ku ‘Shqipëritë’ tona i amnistojnë politikanët hajna e të ligë, por nuk ua falin mëkatet hallexhinjve e të papushtetshmëve.
Pra, duhet thënë këtij populli se burrështetasit shqiptarë lëvdohen se ata i donë dhe i mbështet popullit, por duke u mbrojtur me truproje dhe vetura të blinduara nga popull i vet duarthatë e i varfër. E në vend që të ndodhte e kundërta: që shqiptaria të organizohej për t’u vetëmbrojtur nga këta banditë e kriminelë partiak, nga këta burrështetas që kopshtin e mirëqenies së pasardhësve të vet, e ujisin me lotët e fëmijëve varfanjak!
Po pra, sot duhet të rikujtojmë se patriotët dhe Rilindësit na lanë trashëgimi alfabet, flamur e Shqipëri, ndërkaq hajdutokratët e sotëm ndërtuan shtete me institucione të partizuara, me gjykata që e zbatojnë ligjin vetëm ndaj hallexhinjve që vjedh 50 euro për t’i ushqyer fëmijët, por jo edhe ndaj politikanit që e plaçkit popullin, me sistem të rrënuar shëndetësor ku vdesin varfanjakët, e ku nuk shkojnë të mjekohen burrështetasit milionerë, me institucione publike arsimore ku libreza partiake ta siguron edhe titullin shkencor…, me shenjë njohëse keqqeverisjen dhe korrupsionin!
Dhe sot ne duhet ta pranojmë dështimin tonë kolektiv, e që më së miri e pasqyrojnë partitë shqiptare që ngjan në sekte politike. Parti që janë shndërruar në strehimore edhe për të paaftët, edhe për kriminelët si dhe për kryehajdutët që i drejtojnë ato. Në strehimore për ata që edhe të shkuarën tonë të lavdishme e përdorin si mbulesë për hajdutërinë e tyre të sotme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës