Piktori i njohur shqiptar, Agim Sulaj, që mban mbi supe dhjetëra çmime ndërkombëtare, është shqetësuar këto ditë nga botimi i një vepre tejet të ngjashme me të tijën të një piktori shumë të njohur në gazetën më të madhe të Francës “Le Monde”. Sipas tij një vepër tejet e ngjashme me të tijën është botuar atje dhe mban emrin e artistit të madh Tom Joyce. Nuk dihet koha kur Tom Joyce e ka bërë këtë vepër dhe a e ka parë më parë veprën e piktorit shqiptar, por Sulaj shpreh bindjen se bëhet fjalë jo për një plagjiaturë, por për një kopje të pastër.
“Natyrisht, e publikuar në Le Monde, gazeta më e njohur e Francës, nesër do thonë për punimin tim: Ah e kemi parë, je frymëzuar nga vepra poetike e të madhit Tom….?! Mbetesh ti ai që e ka kopjuar”, shprehet Agim Sulaj me një status në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se dje është vënë në dijeni nga miqtë e tij në Paris “të cilët më kanë njoftuar se i kanë dërguar një email gazetës, ku i kërkojnë të publikojnë dy veprat me vitet përkatëse të realizimit”.
I pyetur pas këtij reagimi sesi qëndron çështja me veprën dhe pse mendon se bëhet fjalë për kopje, piktori Agim Sulaj shpjegon: “Dje një miku im që ka një galeri në Paris, me të cilin kam bashkëpunuar e kam bërë dhe ekspozitë në atelienë e tij, më dërgoi një faqe gazete të një veprës sime, por me një autor tjetër”. Sulaj shton më tej se “ai i njeh mjaft mirë punimet e mia, të cilat i ka publikuar”. “Kështu, ai më ka vënë në dijeni që vepra e këtij autorit Tom Joyce, i kujton veprën time për ngjashmërinë dhe efektin imediat artistik. E pashë dhe mbeta vërtet i habitur për vete faktin që ngjan shumë”, shprehet Sulaj duke këmbëngulur më tej: “Nuk bëhet fjalë për një plagjiaturë, por për një kopje të mirëfilltë… Unë nuk e njoh autorin, por di që në gazetën Le Monde bashkëpunëtorët janë të njohur në të gjitha fushat”.
Piktori shqiptar shprehet se nuk do ta lërë me kaq këtë çështje.
“Jam duke formuluar një letër të cilën do t’ia nis gazetës. Vepra në fjalë paraqet një gotë vere me verën e dehur brenda. Këtë ide e jep mënyra e shtrembër e mbështetjes së saj në gotë. Kjo vepër ka fituar në Gjermani në vitin 2008, në Shtutgart, në një konkurrim ndërkombëtar dedikuar botës së verës. Po ashtu është ekspozuar në Paris në vitin 2011 dhe e kam dhe në katalogun e ekspozitës së atij viti”, shton ai.
Sulaj shpreh bindjen se e drejta e autorit të veprës origjinale i takon atij.
“Problemi i të drejtës së autorit në këto raste flagrante është njëra anë që më detyron të kërkoj të drejtën e veprës sime, si dhe ana tjetër është që unë kërkoj një ndjesë publike nga ana e gazetës, e cila mund ta bëj mjaft mirë duke publikuar te dyja veprat në një artikull të veçantë”, shprehet piktori. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Një replikë për “historianët” e akshamit
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Lee Mavers dhe misteri i gjeniut të “humbur” të rokënrolit
IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova