Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare ndërsa në rend dite ndër të tjera janë votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor si dhe i Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Seanca plenare është paraparë të mbahet në ora 10:00.


Rendi i ditësMiratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile, Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore, Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë, Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-249  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L010 për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149, Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave, Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti, Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare, Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028, Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb. /Telegrafi/