Kompania farmaceutike amerikane, Pfizer, dhe partneri i saj gjerman, BioNTech, i dorëzuan disa të dhëna fillestare në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave – FDA, për përdorimin e vaksinës së tyre kundër coronavirusit edhe te fëmijët.
Prodhuesit e barnave thanë se provat e tyre kanë treguar se vaksina është e sigurt dhe efektive për fëmijët 5 deri në 11 vjeç.
Në Shtetet e Bashkuara, vaksina Pfizer/BioNTech, e cila jepet në dy doza, është aktualisht e disponueshme për personat 12 vjeç e lart.
Pfizer dhe BioNTech thanë se do të paraqesin një kërkesë në FDA, për të kërkuar autorizim urgjent të vaksinës te fëmijët 5 deri në 11 vjeç në javët e ardhshme.
Pasi të bëhet kërkesa, janë rregullatorët dhe zyrtarët e shëndetit publik ata që vendosin nëse do ta rekomandojnë ose jo përdorimin e vaksinës për këtë grup-moshë.
Sipas agjencisë së lajmeve AP, ky proces mund të mos përmbyllet deri në fund të nëntorit. Por, varësisht se sa shpejt vepron FDA-ja, vaksinat mund të bëhen të disponueshme edhe në fillim të nëntorit, shkruan AP.
Pfizer dhe BioNTech planifikojnë t’i paraqesin të dhënat e tyre edhe tek Agjencia Evropiane e Barnave – EMA dhe rregullatorët e tjerë.
Edhe prodhuesi tjetër amerikan i vaksinave, Moderna, është duke i testuar vaksinat e tij te fëmijët e moshës së shkollës fillore. Rezultatet e tij priten më vonë gjatë vitit.
Sigurimi i vaksinave për fëmijë konsiderohet kyç për frenimin e pandemisë së coronavirusit dhe për kthimin e botës në një shkallë të normalitetit.
Edhe pse të dhënat sugjerojnë se simptomat e coronavirusit janë më pak të forta te fëmijët, virusi ka mbyllur shkolla në të gjithë globin dhe ka shkaktuar presion mbi disa prindër që të qëndrojnë në shtëpi ose të lënë punën, për shkak të mësimeve në distancë.
Në të tjera zhvillime, Brazili u bë vendi i fundit që tha se do të sigurojë vaksina përforcuese kundër coronavirusit për të gjithë banorët e tij mbi 60 vjeç.
Kosta Rika tha se të gjithë punonjësit e saj shtetërorë do të duhet të vaksinohen kundër coronavirusit, duke u bërë kështu një nga vendet e para në Amerikën Latine që imponon vaksinimin e detyrueshëm. Kompanitë private gjithashtu do të mund t’i urdhërojnë punonjësit e tyre të vaksinohen, tha Ministria e Shëndetësisë.
Kroacia, në anën tjetër, tha se do të kërkojë nga punonjësit në sektorët e kujdesit shëndetësor dhe social të vaksinohen ose të sigurojnë test negativ për coronavirusin.
“Ata që nuk duan të vaksinohen ose testohen dhe nuk e kanë kaluar sëmundjen, nuk do të lejohen të shkojnë në vendin e tyre të punës dhe nuk do të marrin paga”, tha ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme.
Në një studim të ri, të udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, studiuesit zbuluan se duhanpirësit kanë 80 për qind më shumë gjasa të shtrohen në spital dhe dukshëm më shumë gjasa të vdesin nga coronavirusi, sesa joduhanpirësit.
“Rezultatet tona sugjerojnë fuqishëm se pirja e duhanit lidhet me rrezikun për sëmundje të rëndë nga coronavirusi. Ashtu siç pirja e duhanit ndikon në rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancereve të ndryshme dhe të tjerave, duket se e njëjta gjë vlen edhe për coronavirusin”, tha Ashley Clift, studiuesi kryesor nga Oksfordi.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, coronavirusi ka prekur mbi 232 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.7 milionë kanë vdekur. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker