LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet nga puna zyrtari i komunës së Ferizajt, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur (Dokument)

Pezullohet nga puna zyrtari i komunës së Ferizajt, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur (Dokument)

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka marrë vendim për pezullim nga puna të zyrtarit komunal me inicialet R.B për shkak të dyshimit të kryerjes së marrëdhënies seksuale me një të mitur në ambientet e punës.

Dyshime për marrëdhënie seksuale të një zyrtari në ambientin e komunës së Ferizajt
Lexo po ashtu Dyshime për marrëdhënie seksuale të një zyrtari në ambientin e komunës së Ferizajt

“Gjatë ditës së sotme në objektin e Komunës së Ferizajt, është njoftuar ngacmim seksual i supozuar në vendin e punës ndaj të miturës me iniciale E.B. nga zyrtari komunal R.B.

Me të marr një informacion të tillë, pas dëshmive të dëshmitarëve, kryetari Aliu ka marr vendim për pezullim parandalues nga puna të zyrtarit R.B. me arsyetimin se zyrtari përkatës ka bërë shkelje të rëndë disiplinore, të paraparë me rregullativën ligjore në fuqi si dhe me qëllim që të ndërpritet vazhdimësia e shkeljes së rëndë disiplinore dhe ruajtjen e provave mori këtë vendim.


Komuna e Ferizajt inkurajon organet e sigurisë dhe drejtësisë që të zbardhin detajisht këtë rast dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Ndërkaq në Policinë e Ferizajt, kanë thënë se pas intervistimit i dyshuari është liruar derisa nuk ka ndonjë element të kësaj vepre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori