LAJMI I FUNDIT:

Peugeot së shpejti prezanton modelin e ri me shtatë ulëse

Peugeot së shpejti prezanton modelin e ri me shtatë ulëse

Peugeot ka njoftuar se do të zbulojë SUV-in e ri elektrik E-5008 me shtatë ulëse në mars, dhe ka dhënë një vështrim të brendësisë së tij.

E-5008 përmban evolucionin më të fundit të konceptit i-Cockpit të Peugeot me ekranin modern që kombinon panelin e instrumenteve dhe ekranin qendror info-argëtues.

Në brendësinë e tij përfshihet edhe një ekran tjetër që ofron butona të personalizueshëm, ose siç i quan marka, ‘i-Toggles’, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.


Këta butona sigurojnë qasje të shpejtë deri në dhjetë nga funksionet më të përdorura nga shoferi si navigimi, thirrja e ndonjë kontakti, ose rregullimi i temperaturës.

Karakteristikë e modelit të ri nga Peugeot është edhe timoni relativisht i vogël.

Ajo që e lejon markën franceze të mburret më së shumti me modelin e ri, është komoditeti që e ofron ai me shtatë ulëse.

Ashtu si varianti i kaluar 3008, edhe E-5008 do të përdorë platformën STLA Medium, andaj do të jetë në dispozicion me të njëjtat konfigurime baterie dhe motorike. Kjo do të thotë se do të përmbajë një bateri 79 kWh.

Detajet dhe specifikat e tjera marka do t’i zbulojë javët e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Audi vazhdon të promovojë

Audi vazhdon të promovojë "vagonët" - tani vjen me A6 Avant

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Kalo në kategori