Petulla me jeshillëqe

Më kot u jeni shmangur petullave deri më sot...Nuk keni pse i kategorizoni "brumëra", kur ende nuk keni provuar recetën e mëposhtme. Përbërësit:▪ 100 g miell ▪ 2 kokrra vezë ▪ 2 lugë niseshte ▪ 100 g spinaq i pastruar ▪ 1 qepë e njomë ▪ nenexhik i freskët sipas dëshirës ▪ ½ gotë uji ujë i gazuar ▪ kripë e piper ▪ vaj misri për skuqjePërgatitja:
Presim hollë të gjitha jeshillëqet dhe i hedhim në një tas. Po aty shtojmë vezët, kripën, piperin, ujin e gazuar dhe në fund miellin dhe niseshtenë.
I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë e lidhur. Pastaj, shkruan Living, me ndihmën e një luge i skuqim në një enë të thellë me vaj misri, në temperaturë mesatare, derisa të marrin ngjyrë të artë.
I shoqërojmë sipas dëshirës me perime turshi ose me salcë kosi, me pak vaj ulliri dhe hudhër. /Telegrafi/















































