Partia Liberale Serbe (SLS) ka akuzuar Listën Serbe për kampanjë të frikësimit, kërcënim me eliminim fizik të anëtarëve të kësaj partie, madje edhe largim nga vendet e punës, nëse nuk heqin dorë nga SLS.
Kryetari i SLS-së Slobodan Petroviq tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka përmendur rastin konkret të largimit nga puna të një punëtori në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë vetëm pasi nuk ka pranuar që të largohej nga SLS.
Ai tha se SLS ka paralajmëruar edhe më herët se kjo do të jetë një kampanjë e ‘ndyrë’ dhe do të ngjasojë më së paku në kampanjë zgjedhore, si pasojë e kërcënimeve ndaj njerëzve që janë punëtorë shëndetësorë nga njerëz të Listës Serbe, gjë e cila dëshmon se kjo parti është në panik para zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Shikuar nga pikëpamja jonë dhe komuniteti jonë, ne jemi plotësisht të sigurt se Lista Serbe është plotësisht në panik dhe atë që ata bëjnë vetëm qyqarët. E dimë se nuk kanë programe dhe nuk ka kualitete as lista e tyre zgjedhore. Ne nuk jemi aspak të frikësuar, por jemi edhe më shumë të sigurt se fitorja jonë në zgjedhje është edhe më shumë e sigurt”, tha ai.
Në këtë konferencë ka folur Sasha Gjorgjeviq, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë për 25 vjet, ka marrë vendimin për shkarkim nga puna dhe kërcënime nga drejtori Bratislav Llaziq, vetëm pse nuk ka pranuar të kalojë në radhët e Listës Serbe.
“Sot kam përjetuar atë që nuk e kam besuar nga ana e ish-drejtorit tim nga i cili kam marrë vendimin për pushim nga puna. Sot nuk isha i angazhuar në punë, por isha i ftuar. Nuk i dija planet e tij, shkova të shoh se çfarë dëshiron. Ai filloi me një bisedë me kërcënime, ku jam, me cilën parti jam, pse jam në partinë e gabuar, natyrisht nuk kam pranuar atë që ai dëshironte. Ai dëshiroi që të shpërbëhet komplet këshilli i SLS në Shtërpcë, që të mos marrë vendimin për pushimin nga puna, të cilin edhe e mora. Natyrisht, nuk e pranova asnjë kërkesë, pasi e di se jam në anën e duhur. Por, ai nuk e la me kaq. Jo vetëm vendimi për pushim nga puna, por vazhdoi me kërcënime, se nëse nuk tërhiqem unë, do të jenë kokat në pyetje, jo vetëm imja, por edhe e kolegëve të mi”, tha ai, transmeton kp.
Gjorgjeviq tha se Lista Serbe po përdorë mënyra të ndryshme të kërcënimit dhe frikësimit të anëtarëve të SLS që të largohen nga kjo parti dhe se ai personalisht ka frikë për veten dhe familjen e tij. Ai tha se frikësime të tilla nga Lista Serbe do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme dhe do të largohen nga puna.
Në këtë konferencë për media, kryetari Petroviq ka përmendur keqpërdorimet që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë ka bërë gjatë kohës sa qëndron në atë detyrë.
“Makinën për larje rrobash e ka vjedhur nga Shtëpia e Shëndetit dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij, në mënyrë që babai i tij, njeri i vjetër, natën me karrocë e ka kthyer këtë makinë”, tha Petroviq.
Petroviq tha se xhirimet nga rasti i Gjorgjeviqit do t’i dërgohet policisë, ku dëgjohen kërcënimet ndaj tij se “do të fluturojnë kokat”.
Ai shtoi se probleme të tilla kanë edhe partitë tjera serbe që kanë kandiduar për zgjedhje dhe që nuk janë bashkë me Listën Serbe, teksa bëri të ditur se SLS ka angazhuar dy agjenci të avokatëve, që do të merren vetëm me këto ngjarje.
Petroviq me këtë rast u ka bërë thirrje serbëve që pavarësisht se për kë do të votojnë, SLS do t’i mbështesë fuqishëm përmes rrugës institucionale, teksa shtoi se kjo parti është votuar nga 15 mijë njerëz dhe beson se në zgjedhjet e 6 tetorit do të marrë edhe më shumë vota./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova