Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka deklaruar se tashmë ekipi i tij ka arritur minimumin në këtë Kampionat Botëror.

Tekniku i ekipit helvetik ka përgëzuar lojtarët për këtë mini - sukses.


Por, ai pati vërejtje për paraqitjen ndaj Kosta Rikës.

"Minimumi është arritur. Ne duhet që të ngritemi, në fillim kemi pasur shumë gabime dhe i kemi mundësuar kundërshtarit të afrohet".

GettyImages 985446798

"Ne kemi bërë të gjitha që të pësojmë humbje, por nuk humbëm në fund".

"Tash kemi shansin në 1/8-ën e finales që të përmirësojmë gjërat", u shpreh Petkovic.

Zvicra takohet me Suedinë më 3 korrik nga ora 16:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app