LAJMI I FUNDIT:

Pësoi disfatë të dhimbshme nga Atletico Madridi, por Bellingham mori vëmendje me veprimin që bëri pas ndeshjes

Pësoi disfatë të dhimbshme nga Atletico Madridi, por Bellingham mori vëmendje me veprimin që bëri pas ndeshjes

Real Madridi pësoi humbje 3-1 nga Atletico Madridi në fundjavën që shkoi në La Liga, por që Jude Bellingham ka marrë sërish vëmendje edhe pse nuk shënoi në këtë derbi.

Los Cholchoneros e nisën ndeshjen furishëm, duke shënuar dy gola për 18 minuta, ndërsa Los Blancos u kundërpërgjigjën me anë të Toni Kroos.

Por, Alvaro Morata u dha goditjen e fundit në fillim të pjesës së parë, derisa mesfushori anglez nuk pati një paraqitje të mirë si në ndeshjet e kaluara.


Bellingham: Nuk e kuptoni se sa i madh është Real Madridi derisa të jeni këtu
Lexo po ashtu Bellingham: Nuk e kuptoni se sa i madh është Real Madridi derisa të jeni këtu

Mirëpo, Bellingham e mori vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale, kur po shkonte drejt zhveshtores, pas përfundimit të ndeshjes.

Ai kishte para tij emblemën e Atletico Madridit në tokë, por që i kaloi anash, duke mos e shkelur atë në shenjë respekti.

Jude Bellingham refuzoi të ngjitej në stemën e Atletico Madridit pas fishkëllimës së fundit pasi Real Madrid humbi derbin 3-1.

Është vetëm një tjetër dëshmi se sa i pjekur është 20-vjeçari. Ai nuk la emocionet e tij dhe qëndroi profesionist edhe përkundër një disfate të dhimbshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori