LAJMI I FUNDIT:

Pesimizmi, shqiptarët heqin dorë nga blerjet e mëdha

Pesimizmi, shqiptarët heqin dorë nga blerjet e mëdha

Konsumatorët shqiptare janë përfshirë në një qark pesimizmi,pasi prej vitesh kanë shmangur blerjet e mëdha.

Madje ecuria reale e blerjeve të mëdha, ku përllogaritet kryesisht banesa dhe pasuri të paluajtshme, ka rezultuar edhe më e përkeqësuar se parashikimet e konsumatorëve, sipas një ankete të Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të individëve në tremujorin e katërt të vitit 2018.

Pjesa dërrmuese e konsumatorëve pohuan se në tremujorin e katërt të 2018 nuk kishin blerë mallra me vlerë të madhe. Balanca e përgjigjeve ishte negative në më shumë se 61 për qind.


Në anketën që ishte bërë në tremujorin e tretë të vitit 2018, se si konsumatorët i prisnin blerjet e mëdha në tremujorin e katërt, balanca e përgjigjeve negative ishte mbi 44 për qind, por në realitet zhvillimet reale të blerjeve në tremujorin e katërt ishin edhe më të përkeqësuara pasi balanca e përgjigjeve negativeishte më shumë se 61 për qind.

Sistematikisht që në tremujorin e katërt 2016, konsumatorët kanë qenë më optimist për blerjet e mëdha, teksa zhvillimet reale kanë qenë me të përkeqësuara se pritshmeritë.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin braktisjen e blerjeve të mëdha me efektin emigracion. Një sondazh i fundit i Gallup ka gjetur se 60 për qind e shqiptarëve kanë në plan të emigrojnë.

Duke mos e planifikuar të ardhmen e tyre në vendin tonë ata ngurojnë të blejnë mallrat ë qëndrueshëm të tilla si shtëpi dhe toka, apo mjete të tjera që kushtojnë.

Kjo sjellje e konsumatorëve është e dëmshme për ekonominë, pasi nga ana tjetër oferta në sektorin e ndërtimit po vjen gjithnjë e në rritje prej numrit të madh të lejeve të dhëna për banesa kryesisht në Tiranë. /Telegrafi/Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori