Zbulimet e fundit në fushën e ushqimit ngulmojnë në faktin se një përdorim i vazhdueshëm i peshkut çon në shmangien e sëmundjeve kardiovaskulare. Omega 3, acide yndyrore të pranishme veçanërisht në peshkun e detit, kanë marrë emrin "acide zemërshpëtuese".
Çfarë lloj peshku?
Më i miri në mënyrë absolute është peshku i detit: açuga, skumbria, (peshk deti, gjysmë metri i gjatë, me ngjyrë blu të shkëlqyeshme dhe me vija të gjelbra), sardelja. Janë peshq që kushtojnë, por edhe ndryshe nga peshqit e rezervatit, notojnë mijëra kilometra duke u ushqyer me gjithçka ofron deti, transmeton Telegrafi.
Si ta gatuajmë peshkun?
Peshku mund të akumulohet me lehtësi për konsumimin e pagatuar. Një shembull i lashtë na vjen nga açuga e cila e përgatitur në formë filetoje me lëng limoni dhe qepë, i ruan të paprekura të gjitha vetitë e peshkut të detit dhe tretet për një kohë shumë të shkurtër. Përveç peshkut të gjallë, zgjidhni gjithmonë një gatim të thjeshtë për peshkun; gatimi më i mirë është ai me avull, me letër alumini apo zierja me pak vaj ulliri, i cili mund të evitohet kur peshku është i zier mirë. Shumë të mira janë edhe erëzat aromatike të cilat i japin peshkut shijen mesdhetare.
Bakalaro (Peshk i madh i Deteve të Veriut, që përdoret si ushqim i thatë dhe i kripur). Për shekuj të tërë ka përfaqësuar pjatën kryesore të marinarëve në të gjithë botën. Bëhet fjalë për merlucin e tharë e të konservuar në shëllirë.
Havjari. Është ari i Vollgës. Janë vezë bli deti, që përmbajnë natrium (nuk u këshillohet pra të sëmurëve me artrit urik dhe me tension të lartë). Këshillohet të përdoret rrallë.
Peshku i detit. Skumbri, palamite, açuge, sardele, ton, ( peshku-shpatë). Por kujdes, çdo trëndafil ka gjembin e vet: shumë njerëzve peshku i detit u jep gazra dhe kolit. Në raste të tilla është mirë të zgjidhen peshq të vegjël. Peshqit e mëdhenj përmbajnë një sasi më të madhe merkuri (metal i dëmshëm).
Peshqit pa yndyrë. Në këtë kategori përfshihen; gjuhëza, trofta e detit, levreku i vogël, koca: mishi i tyre është tepër i butë dhe me një tretshmëri të jashtëzakonshme (për këto veçori janë peshqit e vetëm që mund t’i jepen foshnjës që 8 muajshe). Përtej vlerës ushqyese, duhet thënë se peshqit pa dhjam rekomandohen për personat në dietë dhe duhet të ngopen. Këta peshq përmbajnë shumë pak kalori: për të arritur të njëjtën sasi kalorike të 70 gramëve makarona spageti nevojiten 280 gram gjuhëz apo troftë
.
Salmoni. Salmoni i vërtetë, në jetën e tij përshkon mijëra kilometra nga Sargasi deri në lumenjtë e Norvegjisë. Ai që shitet është shpesh salmon rezervati (madje edhe në Norvegji).
Merluci i thatë. Sikurse edhe bakalaro, merluci i thatë i nënshtrohet vetëm tharjes dhe jo trajtimit me kripë. Anglezët e quajnë “stock-fish”, pra peshk i thatë.
Peshku Ton. Toni konservë është shumë i shijshëm, sidomos nëse përzihet me oriz dhe ullinj. Në krahasim me tonin e freskët, konservat përmbajnë më pak acide Omega 3, pasi pjesa më e madhe e yndyrës, që ndodhet në lëkurë, hiqet para përgatitjes së tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE