LAJMI I FUNDIT:

Peshkatari ra prej barke dhe arriti të kapet për rrjetë, u tërhoq nëpër det për tetë kilometra (Foto)

Peshkatari ra prej barke dhe arriti të kapet për rrjetë, u tërhoq nëpër det për tetë kilometra (Foto)

Nathan Rogers ka shpëtuar pasi ra prej barke dhe arriti të kapet për rrjetin e peshkimit, ndërsa u tërhoq për tetë kilometra, nëpër detin e ftohtë në Cornish të Australisë.

Incidenti ndodhi gjatë mesditës, kur peshkatari ishte vetëm dhe po i rregullonte rrjetat, teksa lundra ishte në autopilot, transmeton Telegrafi.

Derisa barka lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme, ai e kishte të pamundshme të ngjitej lartë. Këtë ngjarje e kishte parë një 11-vjeçar, që po lundronte së bashku me prindërit dhe u njoftua shërbimi i mbikëqyrjes së bregdetit.


Barka duke e tërhequr peshkatarin Rogers

Njësitet e shpëtimit, kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë barkën, për ta nxjerrë Rogers që po mbahej për rrjeta, 28 metra larg barkës.

Atë e kanë dërguar për kontroll në spital, prej nga është lëshuar në shtëpi me gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Duhet t’i falënderohemi 11-vjeçarit, i cili insistoi se e ka parë një njeri. Prindërit e tij, megjithëse nuk i besuan, njoftuar autoritetet që të njoftojmë, pasi jeta e dikujt mund të jetë në rrezik”, thuhet në raportin e njësitit të shpëtimit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Zgjedhjet në Gjermani, kishte të tillë që në qendrën e votimit shkuan me kostum karnavalesh - dhe kishte një arsye për këtë

Zgjedhjet në Gjermani, kishte të tillë që në qendrën e votimit shkuan me kostum karnavalesh - dhe kishte një arsye për këtë

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kalo në kategori