Pesëdhjetë albumet më të mira të të gjitha kohërave

Nga: Neil McCormick, kritik i muzikës / The Telegraph
Përkthimi i pjesshëm: Telegrafi.com
Një numër i pallogaritshëm albumesh janë publikuar qëkur disku [long-play] erdhi në jetë në mes të shpërthimit teknologjik dhe kulturor të viteve ’50 të shekullit XX. Vlerësimet variojnë nga 2.5 deri në 10 milionë albume. Gjatë 30 vjetëve të mia si gazetar i rubrikës së muzikës, me siguri kam dëgjuar mijëra prej tyre dhe kam kaluar pafund orë duke u njohur me incizimet që kanë formësuar kolonën zanore të kohëve tona. Ky është një shënim personal i më të mirëve ndër më të mirët.
Secili ka gjasa të gjejë diçka me të cilën nuk pajtohet - e tillë është natyra (dhe gjysma e kënaqësisë) e listave. Madje, ndonjëherë nuk pajtohem as me veten. Prandaj, më lejoni të shpjegoj kriteret e mia: jam përqendruar në muzikën rok dhe pop që ka krijuar një trashëgimi të qëndrueshme. Kam përjashtuar muzikën klasike dhe xhazin, zhanre që formësuan tingullin e shekullit XX, por që kanë pasur ndikim në rënie në epokën e albumit. Në masë të madhe kam anashkaluar diasporën e madhe që dikur e quanim Muzikë Botërore [World Music], e cila (deri së fundmi) nuk ka pasur të njëjtën peshë kulturore si boshti i popit anglo-amerikan.
Jam i sigurt që shumë prej zgjedhjeve të mia ju kanë sjellë po aq kënaqësi sa më kanë sjellë mua ndër vite - dhe shpresoj që të tjerat të frymëzojnë udhëtimet e ardhshme muzikore. Le të fillojë numërimi mbrapsht ...
50. Elton John: Goodbye Yellow Brick Road (1973)
49. The Beach Boys: Pet Sounds (1966)
48. REM: Automatic for the People (1992)
47. The Smiths: The Queen Is Dead (1986)
46. Taylor Swift: 1989 (2014)
45. Van Morrison: Astral Weeks (1968)
44. Madonna: Like a Prayer (1989)
43. Amy Winehouse: Back to Black (2006)
42. Kendrick Lamar: To Pimp a Butterfly (2015)
41. Paul Simon: Graceland (1986)
40. Bob Marley & The Wailers: Exodus (1977)
39. Aretha Franklin: Lady Soul (1968)
38. Kraftwerk: Trans-Europe Express (1977)
37. Black Sabbath: Paranoid (1970)
36. Leonard Cohen: I’m Your Man (1988)
35. Lauryn Hill: The Miseducation of Lauryn Hill (1998)
34. Massive Attack: Protection (1994)
33. The Sex Pistols: Never Mind the Bollocks, Here’s the Sex Pistols (1977)
32. Kanye West: My Beautiful Dark Twisted Fantasy (2010)
31. The Eagles: Hotel California (1976)
30. Elvis Presley: Elvis Presley (1956)
29. The Jimi Hendrix Experience: Electric Ladyland (1968)
28. Patti Smith: Horses (1975)
27. Lou Reed: Transformer (1972)
26. The Clash: London Calling (1979)
25. Carole King: Tapestry (1971)
24. The Who: Who’s Next (1971)
23. U2: Achtung Baby (1991)
22. Miles Davis: Bitches Brew (1970)
21. Radiohead: OK Computer (1997)
20. The Beatles: Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band (1967)
19. Stevie Wonder: Songs in the Key of Life (1976)
18. Led Zeppelin: IV (1971)
17. Bruce Springsteen: Darkness on the Edge of Town (1978)
16. Michael Jackson: Thriller (1982)
15. Bob Dylan: Blonde On Blonde (1966)
14. Joni Mitchell: Hejira (1976)
13. Prince: Purple Rain (1984)
12. David Bowie: Aladdin Sane (1973)
11. The Beatles: Revolver (1966)
10. The Rolling Stones: Exile on Main St. (1972)
9. Daft Punk: Random Access Memories (2013)
8. Beyoncé: Lemonade (2016)
7. Nirvana: Nevermind (1991)
6. Kate Bush: Hounds of Love (1985)
5. Pink Floyd: The Dark Side of the Moon (1973)
4. Fleetwood Mac: Rumours (1977)
3. Marvin Gaye: What’s Going On (1971)
2. Bob Dylan: Blood on the Tracks (1975)
1. The Beatles: Abbey Road (1969)
/Telegrafi/

















































