Chelsea do të shesë disa lojtarë këtë verë në mënyrë që të financojë një rindërtim të skuadrës për trajnerin e mundshëm Mauricio Pochettino.

Strategu argjentinas është në pozicionin ideal për të marrë postin e menaxhuesit të ekipit në Stamford Bridge këtë javë.


Dhe ish-trajneri i Tottenhamit beson se mund t'i transformojë Blutë që luftojnë për titullin e Ligës Premier sezonin e ardhshëm.

Ai ka të ngjarë të sjellë me vete në klub asistentët e vjetër Jesus Perez, Toni Jiminez dhe djalin e shkencëtarit sportiv Sebastiano.

Megjithatë, për ta arritur këtë, mendohet se ai do të përpiqet të zvogëlojë skuadrën e fryrë të Chelsea që mburret me mbi 30 lojtarë.

Raheem Sterling, Marc Cucurella, Mason Mount, Christian Pulisic dhe Eduard Mendy thuhet se nuk janë në planet e Pochettinos.

Me shitjen e tyre, Chelsea ka mundësi të blejë një sulmues dhe një mesfushor, pozicione këto që duhet forcuar me patjetër nga Blutë. /Telegrafi/

telegrafi sport app