LAJMI I FUNDIT:

Pesë trendët që frymojnë maksimalizëm, ekstravagancë dhe shkëlqim

Pesë trendët që frymojnë maksimalizëm, ekstravagancë dhe shkëlqim

Bizhuteritë për këtë vit janë gjithashtu më shumë se moderne dhe ekstravagante

Zbuloni pesë pjesë të modës që duhet t’i keni në kutinë tuaj të bizhuterive.


Zbuloni në vijim të tekstit pesë tendencat kryesore të bizhuterive për muajt e radhës, transmeton Telegrafi.

Mix & Match

Kombinimi i nuancave të ngrohta dhe të ftohta të metaleve të çmuara, materialeve të ndryshme, pjesë bizhuterish të shtrenjta, mu ashtu siç bën Carrie Bradshaw në ‘And Just Like That’.

Mendimi udhëzues është të veshim atë që na bën të lumtur dhe që ka një domethënie të veçantë për ne, dhe në këtë rast ne shpërfillim këshillën e Coco Chanel për të lënë një rrobë në shtëpi përpara se të dalim dhe të ndjekim shembullin e Iris Apfel.

View this post on Instagram

A post shared by Iris Apfel (@iris.apfel)

Aksesorë ‘dopamine’

Ky trend përfshin ngjyra që ngrenë humorin tonë. Ngjyrat e ndezura dhe pastel janë në trend, dhe përveç gurëve të çmuar, bota e bizhuterive mbart edhe materiale inovative si polimere, smalt, qeramikë dhe lëkurë.

View this post on Instagram

A post shared by Grece Ghanem (@greceghanem)

Aksesorë me dimensione të mëdha

Do të adhurojmë vathët dhe unazat që mund të shihen ‘nga aeroplani’ në ditët e ngrohta, kjo falë Schiaparelli-t. Qofshin kristale, skulptura, pjesë shumëngjyrëshe apo interesante vintage, këta aksesorë i japin çdo pamjeje një dimension të fuqishëm, futurist.

Perlat

Që kur u promovuan sërish nga Kamala Harris në garën presidenciale dhe i bëri me elegancë, tek Carrie që i kombinoi me gjerdan të tjerë, gjerdanët me perla janë sërish IN dhe adhurohen nga trendet e të gjitha brezave.

View this post on Instagram

A post shared by Karoline Dall (@karodall)

Vathë veshësh

Vathët që mbulojnë të gjithë veshin vijnë së bashku me trendin e vathëve për vetëm një vesh. Një tjetër trend ekstravagant me ndihmën e të cilit e gjithë veshja do të duket më luksoze dhe elegante dhe prej kohësh nuk është rezervuar vetëm për më të guximshmet e modës.

/Telegrafi/