‘Topi i Artë’ është një çmim që kurorëzon futbollistin më të mirë në planet brenda vitit.

‘Topi i Artë’ është çmimi më i lakmuar për çdo futbollist, pasi është i rezervuar për më të mëdhenjtë, duke kthyer në legjenda ata që e fituan ndër vite.


Ky çmim ka filluar të dhurohet në vitin 1956, por ishte i rezervuar vetëm për lojtarët me origjinë evropiane. Rregullat u ndryshuan për herë të parë në vitin 1995, kur të gjithë futbollistët profesionistë që luanin në të gjithë Evropën u konsideruan të përshtatshëm për çmimin. Si rezultat, George Weah, ishte i pari jo-evropian që fitoi “Topin e Artë”.

Vetëm në vitin 2007 u bë çmim global, duke bërë që lojtarët nga e gjithë bota të konsiderohen si të kualifikuar.

Për shkak të faktit se “Topi i Artë” iu dha vetëm lojtarëve evropianë para vitit 1995, shumë lojtarë të mëdhenj jo-evropianë nuk e kanë fituar këtë çmim.

'France Football' më vonë kreu një rivlerësim të çmimit në 60-vjetorin e tyre, ku 12 nga 38 çmimet e “Topit të Artë” nga viti 1956 deri në 1994 iu dhanë futbollistëve të Amerikës së Jugut.

Më poshtë i gjeni disa nga emrat që e merituan këtë trofe para se të dhurohej edhe para vendimit të vitit 1995.

#5 Mario Kempes 

Mario Kempes ishte njeriu kryesor pas triumfit të parë të Argjentinës në Kupën e Botës në vitin 1978. I njohur si 'El Matador', Kempes ishte një golashënues i bujshëm dhe udhëhoqi Argjentinën drejt fronit.

Kempes shënoi gjashtë gola në Kupën e Botës 1978, duke fituar si “Këpucën e Artë”, po ashtu edhe “Topin e Artë” të turneut. Legjenda argjentinase e skaliti emrin e tij në librat e historisë me një dygolësh në finale kundër skuadrës së famshme holandeze.

Nuk ka dyshim se ai mund të kishte fituar “Topin e Artë” nëse nuk do të kishte kriteret e pranimit në atë kohë.

kempes

#4 Romario

Një nga sulmuesit më të mëdhenj të ardhur nga Brazili, Romario u bekua me aftësi të shkëlqyera driblimi dhe përfundimi të rasteve. Golat e tij në PSV Eindhoven dhe Barcelonë, ​​duke demonstruar së është një nga më të mirët e epokës së tij.

Romario ishte vendimtar për titullin e katërt të Brazilit në Kupën e Botës në 1994. Braziliani legjendar shënoi pesë gola në atë turne, duke fituar “Topin e Artë” për paraqitjet e tij madhështore. Në vitin 1994, Romario gjithashtu pati një sezon të shkëlqyer me Barcelonën. Për arritjet e tij të bujshme, ai u zgjodh Lojtari Botëror i Vitit nga FIFA.

Braziliani i madh ka shënuar 55 gola për kombin e tij përpara se të varte këpucët. Nuk ka asnjë dyshim se ai e meritonte të fitonte një Top të Artë.

5.romario

#3 Garrincha

Garrincha la një trashëgimi të pabesueshme në historinë e sportit. Garrincha ishte pjesë integrale e ekipit të madh brazilian në vitet 1950 dhe 1960, duke ndihmuar kombin e tij të dominojë skenën botërore në një mënyrë të paprecedentë.

Ai ishte një lojtar i mrekullueshëm që i kishte të gjitha - teknikën, dhuntinë, hirin, driblimin - midis tipareve të tjera të dukshme. Sulmuesi legjendar ka lindur me defekte natyrale në trupin e tij, gjë që e bën atë edhe më të frikshëm kur mendojmë për lojtarin që ai ishte.

Garrincha, një bashkatdhetar i një tjetër braziliani të madh, shpesh mbeti në hije nga ylli i shokut të tij të skuadrës, Pele. Megjithatë, ai ishte ylli i padiskutueshëm i ekipit brazilian në vitin 1962.

Ai ishte lojtari i parë në histori që fitoi “Këpucën e Artë”, “Topin e Artë” dhe Kupën e Botës në të njëjtin turne. Fituesi i “Topit të Artë” të vitit 1962, Josef Masopust, nuk ishte aspak pranë arritjeve të brazilianit.

garrincha 1588078822143

#2 Diego Maradona

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Diego Maradona ishte një forcë e natyrës. Ndikimi i tij në lojë e bëri atë të pavdekshëm me personalitetin e tij revolucionar në fushë duke grumbulluar popullaritet të madh në Argjentinë. Ato që bëri legjenda argjentinase në vitin 1986 janë gdhendur në folklorin e futbollit, duke e bërë çmimin e “Topit të Artë” të duket si një nder i pamjaftueshëm për legjendën.

Maradona i mori gjërat në duart e tij në Kupën e Botës 1986. Ai shënoi pesë gola, duke përfshirë golin më të madh në historinë e Kupës së Botës kundër Anglisë. Ato që ai bëri e ndihmuan Argjentinën të fitonte Kupën e Botës së dytë në histori.

Igor Belanov ishte fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1986, por ai nuk ishte aspak afër kalibrit të Maradonës. Maradona iu dha një çmim nderi “Topi i Artë” në vitin 1995.

maradona 2

#1 Pele

Pele do të jetë gjithmonë një emër kumbues në debatin se kush është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Braziliani legjendar është superylli i parë i futbollit, me rekordet e tij që ende i bëjnë jehonë shumë dekada pas pensionimit të tij.

Pele, siç duket nga rekordi i tij i madh i golave, ishte një golashënues klinik. Me mbi 1000 gola në emër të tij, Pele mbetet i paarritshëm. Ai udhëhoqi Brazilin drejt tre triumfeve të Kupës së Botës dhe është lojtari i vetëm në histori që është pjesë e tre skuadrave fituese të Kupës së Botës.

Pele iu dha një çmim nderi “Topi i Artë” në vitin 2013, por braziliani mund të kishte grumbulluar shumë Topa të Artë gjatë kohës së tij.

rey pele 2

Sipas rivlerësimit të France Football, Pele mund të kishte fituar deri në shtatë Topa të Artë, nëse do të kishte të drejtë të ishe pjesë e listës. /Telegrafi/

telegrafi sport app