Një thënie e Coco Chanel thotë “një femër e cila nuk vendos parfum nuk ka të ardhme”.

Detaj i cili kompleton veshjen dhe grimi, edhe pse në të kaluarën janë konsideruar si lluks, parfumet tani janë bërë pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e ditës ashtu sikurse veshja.


Mirëpo gjithnjë duhet të kemi parasysh që janë produkte sezonale ,duhet të kemi kujdes pasi që muajt e nxehtë veror kërkojnë aroma më të lehta.

Pse? Sepse nxehtësia intensifikon aromën  parfumit, që do të thotë se aroma e thellë dhe sensuale që ju përdorni gjatë dimrit, nuk do të jetë shumë e përshtatshme për muajt e ngrohtë.

Calvin Klein “CK One summer”

Me një ambalazh të ndritshëm dhe zbavitës asocon në verën, një parfum që është super i freskët falë, aromës së kastravecit ,aromës së limonit dhe miskut të butë.

1 407

Dolce & Gabbana “Light Blue “

Aromë e lehtë e mbushur me limon të freskët,dhe  mollë do të jetë i përkryer për  t'ju ndihmuar të ndiheni të rifreskuar .

2 183

Victoria's Secret Very Sexy Now

Me nuansa   tropikale dhe lule mariposa, kjo aromë me shije frutash  dhe lulesh është e sigurtë se do t'ju “transportojë “në vendin tuaj të preferuar të pushimeve.

3 125

Escada ” Fiesta Carioca”

Frut passioni brazilian , lule portokalli, mjedër e  kuqe, musk, dhe dru kedri  një përzierje  së bashku për të krijuar këtë aromë me shije frutash  dhe lulesh që është perfekte për verë.

5 67

Tom Ford “Mandarino Di Almafi”

Tom Ford  nuk zhgënjen as këtë verë,nëse dëshironi  të ndjeheni sikur jeni ulur pranë detit  mjafton  një spërkatje  me këtë parfum i cili do tju zgjojë të gjitha shqisat.I mbushur me aromë mbizotëruese të mandarinës, borzilokut, dhe të jaseminit  përbën një përzierje perfekte. /Telegrafi/

4 91