Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020
![Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/07/top-5-780x439.jpg)
Me fitoren e Italisë ndaj Anglisë është mbyllur Euro 2020, vëmendja tani do të kthehet ngadalë në futbollin ekipor, ndërsa klubet kërkojnë të përmirësojnë skuadrat e tyre përpara sezonit 2021/22.
Por kush janë lojtarët që përmirësuan vlerën e tyre me paraqitje në këtë verë?
Shpesh thuhet se gjëja më e keqe që mund të bësh në një afat kalimtar është të blesh një lojtar që luan mirë në një turne ndërkombëtar, por kjo nuk i ndalon skuadrat që të kërkojnë ta përmirësojnë ekipin.
Euro 2020 në përgjithësi kishte futboll të shkëlqyer dhe të shtrirë në të gjithë kontinentin, por Marca ka identifikuar pesë lojtarët që tejkaluan plotësisht pritjet dhe kishin një rritje të madhe në vlerën e tyre.
Mikkel Damsgaard – Sampdoria (21 vjeç)
Përderisa turneu filloi në rrethana të këqija për Danimarkën, por do të përfundonte me një ecuri të jashtëzakonshme deri në gjysmëfinale, ku ata u eliminuan nga Angli.
Me Christian Eriksenin që nuk mundi të luajë pas sulmit kardiak, përgjegjësia kryesore për krijimin e aksioneve kaloi mbi supet e 21-vjeçarit Damsgaard dhe ai nuk zhgënjeu.
Krijuesi i Sampdorias kontribuoi me dy gola, përfshirë një goditje të lirë mahnitëse në gjysmëfinale dhe ai gjithashtu shtoi një asistim.
Loja e tij i dha Danimarkës një mundësi shtesë në sulm dhe nuk është për t’u habitur që Liverpooli e kërkon lojtarin.
Para këtij turneu vlera e tij e sipas Transfermarkt ishte 11 milionë euro, por Sampdoria tani e vlerëson 50 milionë euro.
Joakim Maehle – Atalanta (24 vjeç)
Sistemi i skautëve të Atalanta u tregua mjaft spektakolar përgjatë Euro 2020, me një numër lojtarësh të tyre që shkëlqyen me ekipet e tyre kombëtare.
Nënshkrimi i janarit, Joakim Maehle shkëlqeu, pasi mbrojtësi danez ishte një nga lojtarët më mbresëlënës në turne.
Pavarësisht se ai është një mbrojtës i djathtë, ai u paraqit shumë mirë në të majtë përgjatë Euro 2020, me disa harkime të jashtëzakonshme, duke përfshirë një asistim të shkëlqyeshëm në çerekfinale kundër Republikës Çeke. Ai gjithashtu shënoi dy herë dhe ishte kërcënim i vërtetë.
Maehle është blerë afër 10 milionë euro, ndërsa klube si Southamphton janë gati të ofrojnë deri në 30 milionë euro.
Patrick Schick – Bayer Leverkusen (25 vjeç)
Schick është një lojtar i cili ka përjetuar disa momente të vështira pasi transferimi të tij për 42 milionë euro në Romë, po u kthye në mënyrë spektakolare në aksion.
Pasi shënoi vetëm tetë herë në 58 ndeshje për Giallorossët, Schick u huazua te RB Leipzig para se të shitej përfundimisht te Bayer Leverkusen për pak më pak se 29 milionë euro.
Kjo shifër tregon se klubi nga Bundesliga ka bërë një blerje shumë të mirë, pasi Schick me pesë golave e tij në pesë ndeshje në Euro 2020, ka fituar vëmendjen e publikut.
Leonardo Spinazzola – AS Roma (28 vjeç)
I konsideruar si një lulëzim i vonshëm, Leonardo Spinazzola luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij në Euro 2020, duke u gjendur plotësisht si në shtëpi në krahun e majtë në sistemin e Roberto Mancinit.
Loja e tij energjike vendosi Azzurrët në një nga kandidatët kryesor, para se të lëndohej ku e humbi mundësin për të fituar çmimin si “Lojtari i Turneut”.
Spinazzola fitoi zemrën e të gjithë tifozëve në këtë Euro.
Jose Mourinho si trajner i ri i Romës, ka folur për lojtarin duke thënë se do ta presin deri në fund.
Pedri – Barcelona (18 vjeç)
Pedri është xhevahiri i ekipit kombëtar spanjoll dhe Barcelona kishte bërë mirë që arriti të sigurojë nënshkrimin e tij herët.
Pas një sezoni debutues të jashtëzakonshëm në Camp Nou, ku u bë një titullar i rregullt nën drejtimin e Ronald Koeman.
Pedri me punë bëri që Luis Enrique ta marr në Euro 2020, ku e fitoi çmimin si “Lojtari më i mirë i Ri” i turneut.
Problemet financiare të Barcelonës nuk mund të mbivlerësohen, por nëse duan ta shesin, mund të marrin një ofertë të madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve në Ligën e Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaland-2-380x233.jpg)
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve në Ligën e Kampionëve
![Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/osimhen-gyokeres-380x233.jpg)
Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen
![Kevin Durant bëhet lojtari i tetë me më shumë pikë në historinë e NBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/durant-380x233.jpg)
Kevin Durant bëhet lojtari i tetë me më shumë pikë në historinë e NBA
![Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-1-780x439.jpg)
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën
![Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-jr-1-780x439.jpg)
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/asencio-780x439.png)
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/osimhen-gyokeres-780x439.jpg)
Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re