Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, në takimin e mbajtur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe kryetarët e komunave ka përsëritur edhe njëherë kërkesat e tyre.
Aliu ka potencuar se për shumë sfida kanë propozuar zgjidhje.
“Pra, për sfidat, kemi propozuar zgjidhjet, porse për shumë nga to, jemi ende në pritje të adresimit nga nivele ministrore në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke ditur se si të tilla, këto propozime e rrjedhimisht edhe zgjidhjet për to, ndikojnë në shkallë të gjerë e rrënjësisht, në përditshmërinë e punës së pushtetit lokal e që po ashtu, të tillat janë jo në kompetencën e vendimmarrjes sonë, por të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, deklaroi ai, transmeton Telegrafi.
Tutje, ai ka paraqitur kërkesat në emër të komunave.
“1.Themelimi i Grantit të Katërt që do të krijoj barazi për Komunat e Kosovës. 2. Përshpejtimi i procedurave në nxjerrjen e akteve nënligjore (në bazë të Ligjit të ri për Zyrtarët Publik) që rregullojnë procedurat e rekrutimit në komuna, , me theks lejimin e listës pritëse në arsim dhe shëndetësisë. 3. Kthimin e pronave të menaxhuara aktualisht nga Agjencia Kosovare e Pronave, në menaxhim të Komunave, prona këto që janë përcaktuar dhe të shpallura nga komunat për interes publik e për të cilat komunat i kanë nisur procedurat e projekteve dhe kanë njoftuar me shkrim nivelin qendror.
Këtu më lejoni që të vë spikamën edhe në nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të shpejta, përkitazi më këto prona, kur së fundmi, siç dihet jemi përzgjedhur për organizimin e Lojërave Mesdhetare, e ku parashihen investime të shumta në infrastrukturë sportive po kështu edhe ndërtimi i kapaciteteve të reja sportive – stadiumeve për të cilën kemi nënshkruar marrëveshjet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, fakte këto që bëjnë të menjëhershme nevojën e reagimit nga niveli qendror, për të mundësuar zhvillimin e projekteve në këto prona, kur dihet mirëfilli se shumë nga komunat nuk kanë hapësira në pronësi komunale që do t’i mundësonte zhvillimin e këtyre projekteve”.
Më tej, Aliu si kërkesë të radhës tha “Të krijohen mekanizma ligjor për bartjen e pronave të menaxhuara nga Agjencia e Pyjeve për zhvillim të projekteve si dhe në raste të tjera të ketë shmangie të procedurave burokratike për dhënien e lejeve për zhvillim të projekteve komunale, të cilat bartin interesin publik mbi të gjitha”.
“5. Të mos lejohet që Zonat Ekonomike në komuna të kalojnë në përgjegjësi të nivelit qendror por të vazhdojnë të administrohen nga Komunat. 6. Të rikthehet Projektligji për Prokurimin Publik për plotësim ndryshime sepse aktualisht po shkakton telashe e vonesa në nivelin lokal në kryerje të shumë punëve e zhvillimin e projekteve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit