Pesë filmat më të mirë të vitit 2023 që nuk u nominuan për Oscar

Ceremonia e 96-të e ndarjes së çmimeve, Oscars, u mbajt të dielën në Teatrin Dolby të Los Angeles.
“Oppenheimer”, filmi i regjisorit të njohur Christopher Nolan, triumfoi në këtë edicion duke fituar çmimin kryesor, “Filmi më i Mirë”.
Ky arriti të dominojë mbrëmjen me një total prej 13 nominimesh dhe shtatë trofe të fituara - më shumë se çdo film tjetër.
Index.hr në ndërkohë ka prezantuar pesë filmat më të mirë të vitit 2023 që nuk u nominuan për Oscar.
1. Talk To Me - Danny i Michael Philippou
2. The Animal Kingdom - Thomas Cailley
3. The Creator - Gareth Edwards
4. Birth/Rebirth - Laura Moss
5. Red Rooms - Pascal Plante
Për çmimin kryesor të nominuar ishin edhe filmat: “American Fiction”, “Anatomy of a Fall”, “Barbie”, “The Holdovers”, “Killers of the Flower Moon”, “Maestro”, “Past Lives”, “Poor Things”, “The Zone of Interest”. /Telegrafi/





























































