Pesë arsye pse jeni të fryrë e që nuk kanë të bëjnë me ushqimin

Fryrja e barkut shkaktohet nga grumbullimi i gazit në traktin tretës. Zakonisht shoqërohet me parehati ose dhimbje në stomak dhe mund të shoqërohet edhe me gromësimë. Por, jo gjithmonë ushqimi është shkaktari kryesor i këtij fenomeni të pakëndshëm.
Monica S. Borkar, MD – një gastroenterologe me sistemin shëndetësor të Universitetit NorthShore në Glenvieë të Illinoisit – ka thënë për LiveStrong se fryrja e barkut mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh që lidhen me shëndetin tuaj fizik dhe mendor.
Nuk e menaxhoni si duhet stresin
Sistemi tretës është në komunikim të vazhdueshëm me trurin tuaj. Kështu, stresi dhe ankthi – të cilët bëjnë që trupi të çlirojë hormonin e stresit, kortizol – mund të kontribuojnë në fryrje.
Efektet anësore të barnave
Disa medikamente mund ta prishin ekuilibrin bakterial në zorrën tuaj, të shkaktojnë mbajtje të lëngjeve, ta ndryshojnë funksionin e tretjes ose të shkaktojnë dëme në sistemin tretës nëse merren për një kohë të gjatë. Sipas një studimi të vitit 2016 të botuar në Scandinavian Journal of Pain, disa analgjetikë (barna kundër dhimbjes) zakonisht shkaktojnë kapsllëk që çon në fryrje. Çuditërisht, suplementet si multivitamina ose suplementet e hekurit gjithashtu mund ta bëjnë këtë.
Problemet e zorrëve
Divertikuloza është një gjendje në të cilën shfaqen qeska të vogla përgjatë zorrës së trashë dhe besohet se një nga shkaqet është një dietë pa fibra. Por, nëse këto qeska janë të infektuara, atëherë quhet divertikulit dhe një nga simptomat mund të jetë fryrja. Edhe pse tradicionalisht gjendet te të moshuarit, studimet tregojnë se edhe shumë të rinj preken nga kjo gjendje.
Infeksionet
Infeksionet e traktit urinar ose infeksionet e stomakut me Helicobacter pylori, gjithashtu mund të shkaktojnë fryrje – pohojnë nga Mayo Clinic. Përveç fryrjes, një infeksion bakterial mund të shkaktojë edhe nauze, gromësimë dhe dhimbje barku ose djegësimë.
Menstruacionet
Nuk janë vetëm ngërçet dhe dhimbjet e kokës që i bëjnë menstruacionet potencialisht të padurueshme. Për shkak të luhatjeve të hormoneve të estrogjenit dhe progesteronit, mund të vëreni se jeni të fryrë pak para dhe gjatë menstruacioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe