LAJMI I FUNDIT:

Pesë alternativat për formacionin e Real Madridit që duhet t’i konsiderojë Zidane

Pesë alternativat për formacionin e Real Madridit që duhet t’i konsiderojë Zidane
(Foto: Getty Images/Guliver/Marca)

Pas humbjes turpëruese të Real Madridit nga Atletico Madridi, tifozët kanë nisur të kërkojnë ndryshime të menjëhershme në skuadrën e Zinedine Zidane.

Duke marrë në konsideratë transferimet që janë bërë deri më tani dhe ato që pritet të ndodhin, gazetarët e Marca kanë dhënë disa alternativa për formacionet e mundshme me të cilat mund të luajnë Los Blancos në edicionin e ri.

Më poshtë jua sjellim pesë formacionet potenciale startuese të Real Madridit:


Ekipi i parë (4-2-3-1): Katër ndryshime në mesfushë

(Foto: Marca)

Casemiro dhe Paul Pogba konsiderohen si alternativat më të mira në qendër të mesfushës, ndërsa Eden Hazard duhet të shoqërohet nga James Rodriguez dhe Vinicius Junior prapa Karim Benzemas.

Ekipi i dytë (4-2-3-1): Navas, James e Vinicius startues

(Foto: Marca)

Një formacion me Keylor Navas, James e Vinicius në skuadër, me një energji shtytëse në mesfushë nga Pogba dhe Casemiro.

Ekipi i tretë (4-2-3-1): Pesë fytyra të reja

(Foto: Marca)

Real Madridi ka nevojë për një ndryshim radikal. Keylor Navas konsiderohet portieri më i mirë, ndërsa Marcelo duhet t’ia lirojë vendin Ferland Mendyt. Ndërkohë, Eder Militao është inkuadruar në vend të Raphael Varane. Mesfusha qendrore mbahet nga Casemiro dhe Pogba, të cilët bashkëpunojnë me Hazard, Vinicius e Rodrygo prapa Benzemas.

Ekipi i katërt (4-4-2): Një formacion me Militao dhe Jovic

(Foto: Marca)

Ndryshimi është i nevojshëm në qendër të mbrojtjes, me Militaon që mund të frymojë lirshëm në krah të Sergio Ramosit. Ndërsa mungesën e golave mund ta kompensojë Luka Jovic duke iu bashkuar Benzemas në sulm, teksa në krahë të ndihmohen nga Vinicius dhe Hazard.

Ekipi i pestë (4-2-3-1): Katër transferimet dhe Navasi në formacion

(Foto: Marca)

Real Madridi duhet ta konsiderojë seriozisht kthimin e Navasit si portier kryesor, ndërsa Militao dhe Mendy duhet të përfshihen në formacionin bazë në mbrojtje. Pogba është një shoqërues i mrekullueshëm i Luka Modricit në mesfushë, derisa James, Hazard dhe Vinicius janë opsionet më të mira prapa Benzemas.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo i bindi dy lojtarë të Man United t’i bashkohen klubit me një telefonatë të thjeshtë

Ronaldo i bindi dy lojtarë të Man United t’i bashkohen klubit me një telefonatë të thjeshtë

Premier League

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Bundesliga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori