LAJMI I FUNDIT:

“Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s”, ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

“Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s”, ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Qeveria e Kosovës ka dërguar një letër komandantit të KFOR-it, për të sqaruar angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri, duke theksuar se ky angazhim nuk kishte për qëllim të tensiononte situatën në atë rajon.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shpjeguar se letra që iu dërgua komandantit të KFOR-it nuk është një rizotim i angazhimeve të vitit 2013, siç ishte raportuar.

Megjithatë, ish-ushtaraku Ismet Ibishi ka theksuar se kërkesat për të mos dërguar FSK-në në veri janë të natyrës hibride, por se marrëveshjet me NATO-në duhet të respektohen.


Për më tepër, ai theksoi se angazhimi i FSK-së në veri është një masë që kërkohet për të mbrojtur integritetin e Kosovës dhe për të parandaluar rritjen e tensioneve.

“Duke marrë parasysh marrëveshjen, ne e kemi për obligim ta respektojmë, se janë tepër të rëndësishme dhe është në interes të Kosovës që NATO të garantojë sigurinë atje. Derisa ti nuk e zbaton marrëveshjen, po përzihesh në kompetenca të rezervuara të NATO-s”, ka thënë Ibishi në FIVE të Dukagjinit.

“Kurse sa i përket çështjes, ne mund të jemi të pakënaqur edhe më një lëshim që pasoi çështja e Banjskës, KFOR-i aty kishte një lëshim shumë serioz. Derisa nuk e pat nën kontroll veriun, të futen një arsenal i madh ushtarake, në brendësi të Kosovës. Gjë që ka qenë obligim i forcave të NATO-s, gjegjësisht KFOR-it, që të mos lejojë një gjë të tillë. Vijën kufitare, çështjen territoriale e ka të rezervuar NATO dhe nuk do të duhej të ketë mundësi si hyjë një forcë e tillë, si në numër njerëzor si në armatim”, ka shtuar ish-ushtaraku.

Ibishi thotë se nuk e arsyeton që FSK-ja të prek këto dy marrëveshjet, ’99 dhe 2013 që forcat e FSK-së mos të kalojnë atë pjesë.

“Në anën tjetër, është qartë e ditur që kërkesat rrjedhin nga presidenti Vuçiq, i cili dëshiron në Kosovë, gjegjësisht në pjesë veriore mos të ketë as forca policore as me armë të gjata e as FSK-ja. Në mënyrë që të zhvillojë atë luftën hibride”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori