LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Spanjës, Enrique: Kosova ekip i rrezikshëm, guxojnë dhe dalin në sulm më shumë se Greqia e Gjeorgjia

Përzgjedhësi i Spanjës, Enrique: Kosova ekip i rrezikshëm, guxojnë dhe dalin në sulm më shumë se Greqia e Gjeorgjia

Kosova do të luajë kundër Spanjës të mërkurën nga ora 20:45, ndeshje e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës Katar 2022.

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, ka folur para ndeshjes për media, duke analizuar këtë ndeshje të rëndësishme për skuadrën e tij.

“Unë pres një rival si në ndeshjet e mëparshme. Është një ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia”.


“Ata janë të guximshëm dhe do të na rrezikojnë. Është një ekip që më pëlqen. Ata guxojnë të rrezikojnë. Kanë një sulm të mirë që mban topin. Unë pres një kundërshtar të vështirë”, ka thënë fillimisht Enrique.

Tutje ai u ndal dhe foli për gjendjen e lojtarëve si Jordi Alba dhe Sergio Ramos, pasi për këtë të fundi u fol se nuk është në gjendjen më të mirë.

“Alba është shumë vendimtar në fazën sulmuese. Unë e kam parë atë në një nga versionet e tij më të mira. Jam i kënaqur dhe shpresoj që ai të vazhdojë kështu”.

“Sergio është në gjendje të mirë dhe unë do ta komunikoj vendimin nesër. Gjithmonë do të ketë spekulime”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Ndërkombëtare
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Kalo në kategori