Klubi i madh nga Serie A, Interi thuhet se po kërkon të dy sulmuesit premtues, Anthony Martialin e Manchester Unitedit dhe Hirving Lozanon e PSV-së.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Nerezzurrët janë të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit francez të Unitedit, Martial.


Martial aktualisht është një rezervistë dhe i pakënaqur nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe kontrata e tij skadon në vitin 2019.

Kjo ka bërë që sulmuesi francez i krahut të bëhet një objektiv i madh i transferimeve të disa klubeve evropiane me renome.

Martial Anthony Martial (Getty Images)

Përveç Martialit, skuadra nga Giuseppe Meazza ka etiketuar edhe talentin e madh meksikan të PSV-së, Lozanon, si objektiv i transferimit.

Lozano1 Hirving Lozano (Getty Images)

Lozano ka parë ngritjen e nivelit të tij që nga shënimi kundër Gjermanisë në Kupën e Botës dhe paraqitjet e mira me PSV-në e kanë bërë emër interesant për ekipet e mëdha.

Megjithatë, për dallim nga Marital, Lozano ka edhe shumë vite në kontratën e tij me holandezët dhe transferimi i tij do të jetë edhe më i vështirë.

Për talentin meksikan interesim kanë shprehur edhe Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/

telegrafi sport app