LAJMI I FUNDIT:

Përurohet ura e fshatit Topanicë të Kamenicës

Përurohet ura e fshatit Topanicë të Kamenicës

Në fshatin Topanicë të Kamenicës sot është përurua ura e fshatit e cila e lidh këtë fshat me rrugën magjistrale.

Në inaugurim morën pjesë ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati e shumë qytetarë të Topanicës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj duke i uruar qytetarëve për këtë investim tha se edhe pse ky projekt është i vogël ka rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane.


Sipas tij ministria që ai e udhëheqë është duke investuar përmes kompanive në infrastrukturën e gjithë Kosovës.

“Jam në mesin e kryetarit të komunës, nënkryetarit dhe të gjithë atyre që kanë ndikuar që sot të realizohet ky projekt që është i vogël por që është mjaftë domethënës. Ajo që ne po e bëjmë si ministri e Infrastrukturës ne jo vetëm këtu ku jemi që po investojmë por në tërë Kosovën sot gjenden kompani që investojnë në infrastrukturë”, u shpreh Lekaj.

Kurse, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati u shpreh se sot pas shumë kërkesave të banorëve të Topanicës po përurojnë këtë urë e cila ishte përfolur shumë kohë më parë.

“Qytetarëve të Topanicës iu uroj që më në fund ka përfunduar kjo urë nuk po marr merita se nuk është vetëm meritë e jona është projekt i nivelit qendror, por veçanërisht angazhim i juaji që keni bërë kërkesa dhe keni kërkuar nga institucionet për diçka që u takon. Ura si ka qenë në të kaluarën e dimë se në çfarë gjendje ka qenë por kemi pas fatin me pas përkrahjen e Ministrisë dhe me pas gjithashtu një punëkryerës që ka arritur ta përfundoj shumë shpejt”, tha Kastrati. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Ekonomi
Kalo në kategori