LAJMI I FUNDIT:

Përurohet shtatorja e Majlinda Kelmendit në qendër të Pejës

Është përuruar shtatorja e Majlinda Kelmendit në qytetin e saj të lindjes, Pejë.

Kampionia olimpike ka qenë prej vitesh krenaria e Kosovës, pasi thuajse në çdo garë që merrte pjesë rikthehej me medalje në vendin tonë.

Federata Botërore e Xhudos e ka zgjedhur Majlindën për t’i ndërtuar statujë.


Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova kishin udhëtuar drejt Pejës për të marrë pjesë në këtë përurim.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte presidenti i Federatës Botërore të xhudos, Marius Vizer.

Pjesëmarrës ishin gjithashtu edhe fytyra të njohura të vendit.

Majlinda: Do të ishte më mirë që statuja të vendosej në Prishtinë, por ata që më duan do të vijnë ta shohin edhe në Pejë
Lexo po ashtu Majlinda: Do të ishte më mirë që statuja të vendosej në Prishtinë, por ata që më duan do të vijnë ta shohin edhe në Pejë

Një fjalë rasti patën kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe presidenti i Federatës Botërore të xhudos, Marius Vizer.

Majlinda në mëngjes kishte deklaruar se është shumë e lumtur dhe krenare që i është ndërtuar shtatorja në qytetin e saj të lindjes.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori