LAJMI I FUNDIT:

Personi që vdiq në rrugën Milot-Morinë është prodekani i Fakultetit Filologjik të Gjakovës

Personi që vdiq në rrugën Milot-Morinë është prodekani i Fakultetit Filologjik të Gjakovës
Foto: Ilustrim

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, në Gjakovë, Artan Nimani ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e profesorit të këtij universiteti, Fitor Ollomani i cili sot humbi jetën në një aksident në aksion rrugor Milot-Morinë, në Shqipëri.

Nimani në telegramin e tij, shkruan se profesor Ollomani ka dhënë kontribut të rëndësishëm si profesor universitar, prodekan në Fakultetin e Filologjisë dhe si studiues i zellshëm në fushën e gjuhësisë.

Aksident i rëndë në Shqipëri, ndërron jetë 35-vjeçari
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Shqipëri, ndërron jetë 35-vjeçari

Tutje në telegram thuhet se vdekja e tij është një humbje e madhe për Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.


Lexoni më poshtë të plotë telegramin e ngushëllimit:

Telegram Ngushëllimi nga Rektori Nimani për ndarjen nga jeta të profesorit Fitor Ollomani

E nderuara familja Ollomani,

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e profesorit të nderuar, Prof. Ass. Dr. Fitor Ollomani. Profesor Ollomani ka dhënë kontribut të rëndësishëm si profesor universitar, prodekan në Fakultetin e Filologjisë dhe si studiues i zellshëm në fushën e gjuhësisë.

Prof. Ass. Dr. Fitor Ollomani, ka lindur në Kukës, Shqipëri më 19.06.1985. Në vitim 2007 mbaron studimet Bachelor në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Në vitin 2011 përfundon studimet Master në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Në vitin 2015 Doktoron në në Gjuhësi/Kërkime gjuhësore, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Në vitin 2018 zgjidhet Profesor asistent në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në Fakultetin e Filologjisë. Në vitin 2020 zgjidhet Prodekan në Fakultetin e Filologjisë. Profesor Ollomani ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Shkencës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Ollomani gjatë vitit 2016 ka qenë profesor në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane, Departamenti i Gjuhësisë. Gjatë viteve 2014 – 2015 ka qenë Pedagog i jashtëm në Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Fakulteti i Edukimit, Departamenti i Gjuhës Shqipe, Durrës.

Profesor Fitor Ollomani më 08.05.2021 humbi jetën në një aksident trafiku. Fitor Ollomani ka qenë i martuar me Ajeta Memishaj, dhe së bashku kanë një vajzë dy vjeçare.

Profesor Fitor Ollomani, për të gjithë ata që e njohën, paraqet një figurë të akademikut të kompletuar. Ai, nga studentët e tij, shquhet si udhërrëfyes e pedagog i shkëlqyer.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.

 Andaj, me lejoni që në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UFAGJ-së, t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe studentëve të tij, për humbjen e më të dashurit tuaj.

 I paharruar qoftë kujtimi për profesor Ollomanin!

I qoftë i lehtë dheu!

 Me respekt,

 Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Rektor

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori