LAJMI I FUNDIT:

“Përshëndetje nga Bratislava”, shteti që nuk e njeh Kosovën fton qytetarët që ta vizitojnë

“Përshëndetje nga Bratislava”, shteti që nuk e njeh Kosovën fton qytetarët që ta vizitojnë

Sllovakia bën pjesë në pesëshen e shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Përkundër kësaj, kosovarët nga 1 janari pas liberalizimit të vizave gëzojnë të drejtën për t’i vizituar dhe shijuar peizazhet e bukura të Sllovakisë.

Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë në Prishtinë me një mesazh drejtuar kosovarëve, i ka ftuar ata që të eksplorojnë qytetet sllovake.


“Përshëndetje nga Bratislava, Republika e Sllovakisë. Në Sllovaki ju mund të ndjeheni si një eksplorues i vërtet që është gjithmonë i gatshëm të zbulojë diçka të re”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ata mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen – duke përjashtuar Spanjën që nuk e njeh pavarësinë e as pasaportën e Kosovës. /Telegrafi/