Përse rrobat e bardha lahen mirë në ujë të nxehtë, ndërsa ato shumëngjyrëshe në ujë të ftohtë?

Mos u mashtroni: temperatura e përshtatshme e ujit është çelësi për pastrimin e rrobave
Temperatura e ujit përcakton forcën dhe efikasitetin e procesit të larjes, ndërsa zgjedhja e temperaturës së duhur të ujit për një pëlhurë të veçantë është e rëndësishme për të reduktuar dëmtimin që ndodh me kalimin e kohës”, shpjegon Gwen Whiting, një nga themeluesit e kompanisë “The Laundress”, transmeton Telegrafi.
Ndërsa shumica e rrobave të bëra nga fibra të thurura dendur (si pambuku dhe liri) zakonisht mund të lahen në ujë të ngrohtë pa rrezik tkurrjeje ose zbehjeje, Whiting vëren se në rast dyshimi më të vogël, është mirë të përdorni ujë të ftohtë. “Uji i ftohtë jo vetëm që redukton shumë mundësinë e dëmtimit, por kërkon më pak energji, ndaj është i shkëlqyeshëm për mjedisin dhe kursen para”, shpjegon ajo.
Uji më i ngrohtë i mban rrobat të bardha, por kini kujdes
Disa fibra mund të tkurren dhe të dëmtohen kur lahen në ujë të nxehtë (mbi 40 gradë). Prandaj, rekomandohet larja e rrobave të bardha, si bluzat dhe këmishët, në ujë të vakët që ka temperaturë ndërmjet 30 dhe 40 gradësh.
Gwen Whiting shton se uji i ngrohtë zakonisht rekomandohet, sepse largon papastërtitë, djersën dhe njollat e grumbulluara në mënyrë më efikase, duke minimizuar rrezikun e tkurrjes. Mirëpo, duhet të kihet parasysh se mund të shkaktojë tkurrje ose zbehje të ngjyrës të pëlhurave të caktuara.
Uji i nxehtë i tkurr rrobat me një larje, ndërsa uji i ngrohtë i tkurr gradualisht, gjatë disa larjeve.
Në mënyrë që rrobat tuaja të bardha të lahen thellë dhe tërësisht në ujë të ngrohtë, Cheryl Nelson, themeluesja e ‘Prepare with Cher’, rekomandon larjen në një program për larje delikate me rroba të nuancave të ngjashme. “Mos i lani rrobat e bardha dhe të çelëta me ato shumëngjyrëshe sepse ato mund të lëshojnë lehtësisht ngjyrat dhe mos e mbingarkoni rrobalarësen sepse kjo mund të rezultojë në dëmtim dhe shtrirje të pëlhurës”, shton Nelson.
Rrobat me ngjyrë të hapur lahen më së miri në ujë të ftohtë
Pëlhurat shumëngjyrëshe përmbajnë ngjyra që mund të zbehen, lëshojnë ngjyrën në rroba të tjera nëse lahen në ujë të ngrohtë ose në ujë të valuar.
Sipas këshillave të ekspertëve, rrobat e nuancave të errëta dhe të hapura, si dhe rrobat e bëra nga pëlhura delikate si lesh kashmiri, mëndafshi ose leshi, duhet të lahen gjithmonë në ujë të ftohtë.
Nëse keni njolla në rroba shumëngjyrëshe, mund t’i trajtoni në të njëjtën mënyrë sikur me rrobat e bardha. Për t’i larë këto rroba tërësisht, Nelson rekomandon t’i lani ato në një program delikat rrobash me sa më shumë ujë të ftohtë që të jetë e mundur, në mënyrë që ato të lëvizin lirshëm në kazanin e makinës. Për të mbajtur sa më gjatë ngjyrat në rrobat tuaja, sigurohuni që t’i ktheni rrobat nga brenda përpara se t’i lani.
Kur nuk jeni të sigurt, përdorni ujë të ftohtë
Për të shmangur gabimet, Whiting rekomandon ndezjen e makinës tuaj në mënyrë që të përdorë një cikël uji të ftohtë për të gjitha larjet. “Do të zvogëlojë rrezikun e dëmtimit të rrobave,” shton ajo. Nëse mes të brendshmeve shumëngjyrëshe gjendet një veshje e bardhë ose anasjelltas, mos u mërzitni. Thjesht vendosni rrobat e lyera në një tas me ujë të nxehtë dhe pak zbardhues, më pas lajini si zakonisht.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zodiakut

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
Kate Moss ka vite që jeton në fshat, ikona e modës e ka sjellë stilin e saj edhe në enterier!
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës