“Asgjë e tmerrshme, ka pëlcitur kapilari”. Kështu jemi mësuar të dëgjojmë kur dikujt fillon t’i rrjedhë gjak nga hunda, mbase megjithatë është mirë të shkoni te mjeku
Shkaktarët e rrjedhjes së gjakut nga hunda mund të jenë plotësisht të padëmshëm, si p.sh. ndonjë lëndim i vogël me rastin e prekjes apo inflamacionit të lehtë të mukozës, mirëpo, jo rrallë mund të jenë pasojë e ndonjë sëmundjeje serioze.
Rrjedhja e gjakut nga hundët shpesh ndodh gjatë sezonit të infeksioneve respiratore. Atëherë shpesh ndodhë inflamacioni i mukozës, e cila vetvetiu është e ndjeshme dhe lehtë mund të ndodhë të rrjedhë gjak.
Rrjedhjet e këtilla të gjakut nga hundët nuk janë të tmerrshme, mirëpo ekzistojnë shkaktarët të cilët janë goxha më seriozë, transmeton Telegrafi.
Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut mund të jenë shkaktarë të rrjedhjes së gjakut nga hundët, por në raste jo të rralla kanë të bëjnë me sëmundjet hematologjike siç është hemofilia. Në atë rast ekziston rreziku i përgjithshëm i rrjedhjes së gjakut nga hundët.
Prandaj, nëse pa ndonjë arsye ju rrjedh gjak nga hundët, me siguri nuk është diç që duhet t’ju brengosë, mirëpo mos e injoroni.
Shkoni te mjeku dhe kontrollojeni gjendjen e zemrës dhe të enëve tuaja të gjakut, sepse mund të jetë indikator i ndonjë problemi më serioz.
Tensioni i ngritur i gjakut është gjithashtu njëri ndër shkaktarët e shpeshtë të rrjedhjes së gjakut nga hundët. Prandaj, më mirë është të bëhet një kontroll i plotë, nëse ndodh t’ju rrjedhë gjak nga hundët.
Nëse vërtet është fjala vetëm për pëlcitje të kapilarit apo për diçka të padëmshme, aq më mirë, mirëpo nuk është i tepërt kontrollimi, sepse mbase kështu do të mësoni diçka që mund t’jua shpëtojë jetën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çdo ditë bëni këtë gabim derisa i lani dhëmbët, prandaj ju bëhen të verdhë!

Si e përballon stresin grupi juaj i gjakut: Qe sa është niveli juaj i hormonit të stresit

Artikujt të cilët nuk bën t’i konsumoni bashkë: Fryrja dhe gazrat janë vetëm fillim i problemeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë