LAJMI I FUNDIT:

Përplasja e dy aeroplanëve ushtarakë në Gjermani, njëri pilot humb jetën – tjetri gjendet i gjallë në mal (Foto/Video)

Përplasja e dy aeroplanëve ushtarakë në Gjermani, njëri pilot humb jetën – tjetri gjendet i gjallë në mal (Foto/Video)

Njëri pilot ka humbur jetën kur dy aeroplan të ushtrisë gjermane sot u përplasën në verilindje të Gjermanisë, raporton televizioni N-TV derisa piloti i aeroplanit tjetër është gjetur i gjallë.

Forcat ajrore gjermane kanë konfirmuar se dy aeroplanët ushtarakë janë rrëzuar pasi janë përplasur në verilindje të vendit, me ç’rast pilotët kishin arritur të katapultohen – megjithatë njëri prej tyre ka humbur jetën, transmeton Telegrafi.


Radio stacioni lokal “OStzefele” ka raportuar se aeroplanët janë përplasur pak minuta para orës 14:00 në afërsi të liqenit Miric, rreth 100 kilometra larg Berlinit.

Dy avionë të Forcave Ajrore përplasen për njëri-tjetrin në Gjermani, autoritetet në kërkim të pilotëve të cilët kanë kërcyer (Video)
Lexo po ashtu Dy avionë të Forcave Ajrore përplasen për njëri-tjetrin në Gjermani, autoritetet në kërkim të pilotëve të cilët kanë kërcyer (Video)

“Ata ishin duke patrulluar me aeroplanët Eurofighter së bashku me aeroplanin e tretë”, ka njoftuar ushtria gjermane në Twitter.

Siç raporton Reuters,piloti i aeroplanit të tretë ka vëzhguar përplasjen, dhe ka parë se si dy parashuta janë hapur dhe kanë rënë në tokë.

Derisa njëri pilot është gjetur i gjallë në një zonë malore pak minuta pas përplasjes së aeroplanëve, sipas radios “Ostzefele”, policia ka konfirmuar për televizionin N-TV se piloti tjetër ka humbur jetën.

Videoja e publikuar në internet shfaq se si retë e zeza të tymit ngriten në ajër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori