Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Krumë – Golaj, rreth orës 19:50, kur dy automjete tip “Benz” janë përplasur së bashku, me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas njoftimit të policisë, një prej automjeteve drejtohej nga shtetasi N.L., i cili kishte dhe një pasagjer, shtetasin Z.N.


Makina tjetër, drejtohej nga shtetasi N.S., i cili dhe ndërroi jetë. Sakaq, të lënduar kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri i automjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, e po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti“, njofton policia.