Nuk ka kuorum - dështon edhe përpjekja e 13-të për konstituim të Kuvendit
09/05/2025 • 07:58

Postet:
Mbylle
- 09/05/2025 10:33-Nuk ka kuorum, nuk konstituohet as sot Kuvendi
- 09/05/2025 10:30-Avni Dehari fton partitë politike në Kuvend t’i japin emrat për Komisionin zgjedhor
- 09/05/2025 10:30-“Mundesh me na thirr 48 herë, çdo 48 orë”, deputetes Bajrami i ndalet mikroni, Dehari: Nuk ka diskutime
- 09/05/2025 10:21-Limaj: Kosova nuk e ka luksin të mbetet kështu, momenti me i thirr përgjegjësisë
- 09/05/2025 10:10-Ndërprerja e seancave dhe mosnxerrja në votim e kandidates për kryeparlamentare, Haradinaj paralajmëron se do ta dërgojnë rastin në Kushtetuese
- 09/05/2025 09:59-LVV edhe sot insiston në votim të fshehtë
- 09/05/2025 09:52-Lushaku i LDK-së: Ne kemi dhënë sugjerim si të dalim nga ky ngërç politik
- 09/05/2025 09:39-Peci: Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që të themelojmë Komisionin për verifikimin e votave për kandidaten për kryeparlamentare
Ka dështuar për të trembëdhjetën herë konstituimi i Kuvendit.
Procesi i konstituimit të Kuvendit ka mbetur në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ku e propozuar për këtë pozitë nga Lëvizja Vetëvendosje është Albulena Haxhiu.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë votë për Haxhiun, pasi sipas tyre, nuk është person unifikues.
Në anën tjetër, LVV insiston në emrin e Haxhiu. /Telegrafi/
09/05/2025 10:33-Nuk ka kuorum, nuk konstituohet as sot Kuvendi
Sërish nuk ka pasur kuorum në votimin për formimin e Komisionit në Kuvend që do të mundësohet votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Votimi për këtë Komision ishte me 56 vota për dhe 1 kundër. “Nuk ka kuorum. Shihemi përsëri më 11 maj në ora 10:00”, tha ai.09/05/2025 10:30-Avni Dehari fton partitë politike në Kuvend t’i japin emrat për Komisionin zgjedhor
Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari i ftoi partitë politike që t’i japin emrat për anëtarë të Komisionit zgjedhor, që mundëson votimin e fshehtë në Kuvendin e Kosovës për kryeparlamentar.09/05/2025 10:30-“Mundesh me na thirr 48 herë, çdo 48 orë”, deputetes Bajrami i ndalet mikroni, Dehari: Nuk ka diskutime
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami pas daljes në foltore, pas kërkesës së kryesuesit Avni Dehari për ta prezantuar emrin e anëtarit të Komisionit tha se mund të thirren 48 herë, çdo 48 orë, por pas kësaj fjalie iu ndal mikroni.. “Dola këtu për të thënë se mundesh me na thirr 48 herë, çdo 48 orë, edhe me kërku me propozu dikë, por kjo...”. Pas kësaj fjalie, kryesuesi Dehari kërkoi që t’i ndalet mikrofoni pasi sipas tij nuk ka diskutime, vetëm nëse kanë propozime.09/05/2025 10:21-Limaj: Kosova nuk e ka luksin të mbetet kështu, momenti me i thirr përgjegjësisë
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se është momenti më e i thirr përgjegjësisë pasi vendi nuk e ka luksin të mbetet në këtë bllokim. Ai tha se Kosova duhet me i pas urgjentisht institucionet dhe se rajoni, bota është në trazim. “Po shpresoj që po hargjohen të gjitha këto mundësi, momenti është me i thirr përgjegjësisë...”, tha ai. Limaj tutje shtoi se duhet qeveri që i jep dinamikë ekonomisë. Sipas tij, gjendja ekonomike në Kosovë nuk ka qenë kurrë më keq. “Duhen urgjentisht të marrim përgjegjësi për ta rilëvizur ekonominë e Kosovës, diplomacinë e Kosovës kështu shteti merr përgjegjësitë që i takojnë”, tha ai.09/05/2025 10:10-Ndërprerja e seancave dhe mosnxerrja në votim e kandidates për kryeparlamentare, Haradinaj paralajmëron se do ta dërgojnë rastin në Kushtetuese
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se kanë përgatitur një kërkesë për vlerësim dhe do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që me vlerësu kushtetutshmërinë e ‘vendimeve të marra’ në Kuvend. Haradinaj tha se sot do të kenë konsulta me PDK dhe LDK-në, në mënyrë që 10 deputetë t’i drejtohen Kushtetueses. “Të gjitha vendimet, si për mënyrën e votimit, ndërprerjen e seancave, situata e mosnxjerrjes në votim të kandidates, për të gjitha këto do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë...”, tha ai.09/05/2025 09:59-LVV edhe sot insiston në votim të fshehtë
Lëvizja Vetëvendosje edhe sot do të insistojë që përmes votimit të fshehtë ta zgjedh kryekuvendarin. Kështu deklaroi deputeti nga kjo parti, Hekuran Murati pak para nisjes së vazhdimit të trembëdhjetë, të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Murati tha se tashmë nga opozita ka një barrikadim dhe kërkesë për ndryshim të kandidatit të propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit. “Tani ka një bllokadë dhe barrikadim nga opozita dhe insistojnë që të ndryshohet kandidati mos të respekt e drejta kushtetuese e LVV-së në këtë rast si parti fituese e zgjedhjeve...Seanca do të vazhdoj aty ku ka mbetur aty ky kemi mbetur është mungesa e kuorumit për vendimmarrje për të votuar komisionin për votim të fshehtë. Pra, është e pamundur që të dilet apo ndryshohet nga kjo rrjedhë sepse jemi në një situatë sepse herën e fundit apo edhe dy-tri situata paraprake ka mungesë kuorumi”, tha ai.09/05/2025 09:52-Lushaku i LDK-së: Ne kemi dhënë sugjerim si të dalim nga ky ngërç politik
Deputetja Jehona Lushaku Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha sot se kjo parti ka dhënë propozimin se si të dilet nga ky ngërç politik. Ajo tha se është e pakuptueshme se si partia që ka marr numrin më të madh të votave në zgjedhje nuk po arrin të formojë shumicën, por kjo sipas saj shpjegon se si ka dhënë shembull të keq të bashkëpunimit në vitet e kaluara. “Kjo të shërbejë si mësim për të gjitha partitë politike, veçanërisht për LVV-në”, tha ajo.09/05/2025 09:39-Peci: Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që të themelojmë Komisionin për verifikimin e votave për kandidaten për kryeparlamentare
Deputeti Faton Peci para nisjes së seancës tha se shkojnë në Kuvend me vullnet dhe me shpresë se partitë tjera reflektojnë për nevojat dhe domosdoshmërinë për formimin e institucioneve, në rend të parë të konstituimit të Kuvendit. Ai tha se kjo i bie se do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për themelimin e Komisionit. “...Rrjedhimisht i bie që ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që të themelojmë Komisionin i cili do të ketë mandatin që të verifikojë votat për kandidaten tonë për kryetare të kuvendit”, tha ai.Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































