Përparim Hetemaj do t'i japë fund karrierës së tij të mrekullueshme ditën e sotme.

Mesfushori nga Kosova do t'i jap fund karrierës së tij pas 19 viteve në futbollin profesionist, ku ka luajtur në vende të ndryshme si Finlandë, Greqi, Holandë dhe Itali.


HJK Helsinki, AEK Athinë, Apolon Kalmarias, Twente, Brescia, Chievo Verona, Benevento dhe Reggina 1914 kanë qenë skuadrat e tij të karrierë.

hetemaj perparim 230405   q85 box 51402114988 crop detail subsampling 2

36-vjeçari ka një vit e gjysmë që është rikthyer te Helsinki në Finlandë dhe ndeshja ndaj Aberdeen në Ligën e Konferencës do të jetë e fundit në karrierën e tij.

Ka qenë faqja zyrtare e Helsinkit që ka njoftuar se Hetemaj sot do të përshëndetet me futbollin aktiv.

Screenshot 2023 11 30 125428

Hetemaj ka qenë pjesë e Kombëtares së Finlandës ku ka zhvilluar 49 ndeshje zyrtare duke realizuar edhe katër gola.

E në këtë sfidë drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarët nga Kosova me Genc Nuzën kryesor dhe Fatlum Berishën e Bujar Selimajn anësorë, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka. /Telegrafi/

telegrafi sport app