Diego Perotti pritet të nënshkruajë kontratë të re me Romën deri në vitin 2021.
Kontrata aktuale e futbollistit argjentinas skadon në vitin 2019 dhe ai ka vendosur ta zgjasë atë.
Anësori 29 vjeçar është pjesë e Giallorossëve nga janari i vitit 2016 kur u transferua nga Genoa për 10 milionë euro.
Fillimisht, ai ishte huazuar, ndërsa më pas marrëveshja u bë e përhershme
Sipas Sky Sport Italia, tashmë është arritur marrëveshja mes klubit dhe lojtarit për kontratën e re dhe pritet të nënshkruhet brenda 24 orëve.
Këtë sezon, Perotti ka kontribuuar me pesë gola dhe dy asistime në 16 ndeshje zyrtare me Romën.
Ai e gjeti rrjetën edhe në ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Qarabagut, ku e shënoi golin e vetëm.
Sevilla dhe Boca Juniors janë klubet tjera të rëndësishme, ku ka luajtur 29-vjeçari në të kaluarën. /Telegrafi/