Përmbyllet procesi i certifikimit të zgjedhjeve lokale, kjo është harta e qeverisjes së komunave

Përmbyllet procesi i certifikimit të zgjedhjeve lokale, kjo është harta e qeverisjes së komunave

LDK dhe PDK fituan nga tetë komuna, AAK vazhdon qeverisjen me 5 komuna, LVV do të menaxhojë në katër komuna, derisa Nisma vazhdon qeverisjen në Malishevë.

Komsioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar edhe rezultatin e zgjedhjeve për Komunën e Dragashit, duke përmbyllur kështu procesin e zgjedhjeve lokale të filluara më 17 tetor.

Në këtë komunë fitues doli kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini, duke çuar në tetë numrin e komunave që kjo parti ka fituar në këto zgjedhje, transmeton Telegrafi.


LDK ka fituar edhe Prishtinën pas dy mandateve opozitë në këtë komunë, derisa prej komunave tjera të mëdha ka arritur të mbajë Pejën.

Edhe PDK ka shënuar sukses në këto zgjedhje duke fituar në tetë komuna, tri prej tyre qendra të mëdha urbane.

PDK arriti të rikthejë Prizrenin dhe Mitrovicën, derisa do të vazhdojë të qeverisë edhe me Ferizajn.

AAK ka arritur të ruaj qeverisjen në pesë komuna, përfshirë Gjakovën.

Kandidatët e LVV-së kanë fituar në katër komuna, përfshirë Gjilanin si qendër e rëndësishme urbane.

Nisma Socialdemokrate ka arritur të mbajë në qeverisje Malishevën, derisa kandidati i pavarur Xhafer Gashi ka fituar në Obiliq.

Në 11 komuna tjera kanë fituar partitë e minoriteteve.

Rezultatet:

LDK: Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Fushë Kosovë, Dragash, Junik;

PDK: Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Drenas, Skenderaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçanik;

AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë, Rahovec, Deçan;

LVV: Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime;

Nisma Socialdemokrate: Malishevë;

Xhafer Gashi: Obiliq;

Kryetarët e zgjedhur:

Prishtinë – LDK (Përparim Rama)

Prizren – PDK (Shaqir Totaj)

Pejë – LDK (Gazmend Muhaxheri)

Gjilan – LVV (Alban Hyseni)

Ferizaj – PDK (Agim Aliu)

Gjakovë – AAK (Ardian Gjini)

Mitrovicë – PDK (Bedri Hamza)

Podujevë – LVV (Shpejtim Bulliqi)

Vushtrri – PDK (Ferit Idrizi)

Fushë Kosovë – LDK (Burim Berisha)

Drenas – PDK (Ramiz Lladrovci)

Istog – LDK (Ilir Ferati)

Rahovec – AAK (Smajl Latifi)

Kaçanik PDK – (Besim Ilazi)

Klinë AAK – (Zenun Elezaj)

Kamenicë – LVV (Kadri Rahimaj)

Obiliq – Iniciativa Qytetare (Xhafer Gashi)

Shtime – LVV (Qemajl Aliu)

Viti – LDK (Sokol Haliti)

Malishevë – Nisma Socialdemokrate (Ekrem Kastrati)

Junik – LDK (Ruzhdi Shehu)

Mamushë – KDTP (Abdulahadi Krasniq)

Kllokot – Lista Serbe (Vladan Bogdanoviq)

Deçan – AAK ( Bashkim Ramosaj)

Dragash LDK (Bexhet Xheladini)

Leposaviq – Lista Serbe (Zoran Todiq)

Lipjan – LDK (Imri Ahmeti)

Novobërdë – Lista Serbe (Sasa Miloseviq)

Skenderaj – PDK (Fadil Nura)

Shtërpcë – Lista Serbe (Dalibor Jevtiq)

Zubin Potok – Lista Serbe (Srdjan Vuloviq)

Zveçan – Lista Serbe (Dragisa Miloviq)

Hani i Elezit – PDK (Mehmet Ballazhi)

Graçanicë – Lista Serbe (Ljiljiana Subaric)

Ranillug – Lista Serbe (Katarina Justic-Iliq)

Partesh – Lista Serbe (Dragan Petkoviq)

Kllokot – Lista Serbe (Vladan Bogdanoviq)

Mitorivicë e Veriut – Lista Serbe (Milan Radojeviq).

Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Lajme
Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Lajme
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme

"Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit dhe mbeturinave të Serbisë në Shtërpcë", Rizvanolli: Asnjë institucion i tillë nuk ka vend në Kosovë

Lajme
Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Kalo në kategori