LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes dy personave në Podujevë, lëndohet rëndë njëri prej tyre

Përleshje mes dy personave në Podujevë, lëndohet rëndë njëri prej tyre

Një person ka marr lëndime të rënda trupore pasi është përleshur me një person tjetër të mërkurën rreth orës 17:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Sipas tij, policia menjëherë pas marrjes së informacionit ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.


Borovci tha se rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta.

“Dje rreth orës 17:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Podujevë,  ka pasur një përleshje në mes të dy personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta”, ka thënë ai.

Tutje Borovci u shpreh se nga përdorimi i tyre njëri nga ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

“Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar edhe të dyshuarin; E. H, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilin e ka shoqëruar në  stacionin policor, ndërkaq ka gjetur dhe sekuestruar; dy mjete të mprehta (thika), një boks metali, një shufër metalike, si dhe,  një  mjet të mprehtë shpues. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është hapur rasti  lëndim i rëndë trupor,  për tu proceduar më tutje”, ka thënë ndër të tjera zëdhënësi Borovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori