LAJMI I FUNDIT:

Përleshja fizike në Kuvend, Mërgim Lushtaku thirret nga Prokuroria për intervistim

Përleshja fizike në Kuvend, Mërgim Lushtaku thirret nga Prokuroria për intervistim
Mërgim Lushtaku nga PDK (foto nga arkiva)

Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është thirrur të paraqitet në Prokurori pasi dyshohet për veprën penale “Sulm”, ndaj deputetëve.

Përleshja ka ndodhur pasi deputetët opozitarë ndërprenë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës plenare më 13 korrik, me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku që hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.


Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cilësoi deputetët e PDK-së “si një bandë rrugaçësh” dhe shtoi se “ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues”.

Ndërsa, Lushtaku ka thënë se do t’i padisë për sulm fizik, zëvendëskryeministrin, Bisnik Bislimi, ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori