Sot janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Lagjes III të Skenderajt në 26-vjetorin e rënies së tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Krerë nga Komuna e Skenderajt, familjarë dhe qytetarë kanë vendosur buqeta lulesh tek lapidari në nderim të të rënëve, po ashtu kanë mbajtur edhe një minutë heshtje, shkruan Telegrafi.


“Me këtë rast, kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku së bashku me familjarët dhe deputetin Jakup Nura, kanë vendosur buqeta me lule te lapidari në nderim të të rënëve, për sakrificën e të cilëve është mbajtur edhe një minutë heshtje”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme është përkujtuar edhe dëshmori Fehmi Kerolli nga Polaci i Skenderajt, i cili ra për lirinë e Kosovës më 16 prill 1999. /Telegrafi/