LAJMI I FUNDIT:

Me përkrahjen nga ekspertët do të analizohen bllok dotacionet për financimin e komunave

Me përkrahjen nga ekspertët do të analizohen bllok dotacionet për financimin e komunave

Zëvendës-ministri i Vetëqeverisjes Vendore, Dejan Pavlevski bashkërisht me ekipin e ekspertëve vendorë dhe të huaj, sot në Komunën e Manastirit realizuan takim me Kryetaren e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska.

Në takim, siç informon Ministria e Vetëqeverisjes Vendore, u bisedua për nevojën nga revidimi i metodologjisë për llogaritjen e bllok dotacioneve me të cilat financohet shkollat, kopshtet, institucuonet nga fusha e kulturës dhe mbrojta kundër zjarreve nëpër komuna

Për ekspertët, siç ishte cekur në kumtesë, ishte e rëndësishme të dëgjohet përvoja e Kryetarëve të Komunave dhe të administratës lokale në menaxhimin me financat publike në kuptimin se cilat elemente nga sistemi i financimit lokal janë më pak stabile dhe të parashikuara dhe a është sistemi i tanishëm i bllok dotacioneve dhe mënyra e zhvendosjes së tyre i kënaq nevojat apo përsëri shfaq pamjaftueshmëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Zëvendës-ministri Pavlevski dhe ekipi i ekspertëve kanë mbajtur takim pune edhe me udhëheqësin e Qendrës për Zhvillim të Rajonit mlanor të Pellgonisë Gogo Vidimçe, ndërsa paradite realizuan takim pune edhe në Komunën e Gostivarit. Takime të tilla do të organizohen edhe në Komunat Çair, Ilinden, Kavadar, Rosoman, Demir Kapi, Haraçinë, Kumanovë dhe në Bashkinë e SHkupit.

Ministria e Vetëqeverisjes Vendore informon se përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me autoritetet komunale dhe administratën lokale, fokus grupet dhe pyetësorët deri tek grupet relevante të synuara do të përgatitet Analizë e funksionalitetit të metodologjisë së vazhdueshme për llogaritjen e bllok dotacioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori