Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Penrinski paralajmërimet për largim nga BNJVL-ja të Komunës së Strumicës dhe Karposhit e lidh me interesat e tyre personale. Perinski në një intervist për Kurir thotë se një vendim i tillë dëmton seriozisht pozitën e BNJVL-së.
“Si ministër i vetëqeverisjes lokale, në parim, nuk dua të ndërhyj në marrëdhëniet e brendshme të BNJVL-së dhe në punën e saj.BNJVL është asociacioni i vetëm i njësive të vetëqeverisjes lokale që ka mandat të përfaqësojë interesat e tyre para Qeverisë. Kjo sjellje e dëmton seriozisht pozitën e BNJVL-së, sepse vetëm BNJVL-ja mund të jetë partner serioz i Qeverisë në bisedimet për përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimin e komunave.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale vlerëson se lëvizje të tilla nuk janë zgjidhje pasi sipas tij, me politizimin e rastit humbasin të gjithë, sidomos qytetarët.
“Gjëja më e rëndësishme është që qytetarët të marrin shërbimet. Në rastin konkret të Strumicës, qytetarët kanë problem serioz me furnizimin me ujë. Ky problem nuk duhej neglizhuar për të eskaluar deri në këtë masë. E vetëdijshme për seriozitetin e çështjes, Qeveria përmes Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave dhe institucioneve tjera kompetente, njëzet ditë më parë i ofroi publikisht ndihmë komunës së Strumicës për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm sepse problemi u vlerësua fatëkeqësisht si ekologjik. Lëvizje të tilla nuk janë zgjidhje, duke larguar vëmendjen dhe duke politizuar çështjen humbasin të gjithë, sidomos qytetarët. Kjo nuk duhet të ndodhë” – tha Perinski.
Sipas tij, të gjithë duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre seriozisht, aty ku është e nevojshme dhe me mbështetjen e Qeverisë të zgjidhen problemet pa vonesa për të mos pësuar qytetarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama