Shënjestra e Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka shokuar me një përgjigje dhënë tifozëve të Juventusit.

Është raportuar se mungon vetëm zyrtarizimi i tij te Djajtë e Kuq, për një transferim që pritet t’i thyejë të gjitha rekordet.


Mirëpo, dy tifozë të Juves i janë afruar për të marrë nënshkrim dhe e kanë pyetur: “A do të qëndrosh?”.

“Po”, ishte përgjigja e 23-vjeçarit e transmetuar nga Italian Football TV.

Më pas ai është pyetur që të specifikojë nëse ka thënë se do të qëndrojë te Juventusi, ndërsa sërish përgjigja ishte: “Po”. /Telegrafi/

telegrafi sport app